Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Avokaturës së Shtetit, që ka për qëllim rritjen e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve të gjykatave dhe gjithashtu, rritjen e transparencës dhe bashkëpunimit.
“Nënshkrimin e këtij Memorandumi, Haxhiu e ka vlerësuar si ngjarje të rëndësishme për sistemin e drejtësisë me anë të cilit thellohet bashkëpunimi profesional dhe konstruktiv në mes të institucioneve të drejtësisë. Haxhiu tha se, një ndër objektivat e mandatit të saj si ministre e Drejtësisë është edhe digjitalizimi i sistemit të drejtësisë në vend, e paraparë, përmes veprimeve konkrete, edhe në Strategjinë për Sundimin e Ligjit”, thuhet në njoftimin për media.
Ndryshimi i mënyrës së funksionimit të gjykatave, tha ministrja Haxhiu, është vlerësuar si shumë i nevojshëm për të rritur efikasitetin dhe njëherit për të filluar dhe zbatuar një mënyrë më inovative të punës, e cila para së gjithash do të thjeshtësohet e lehtësohet përmes komunikimit elektronik.
“Si Ministre e Drejtësisë, zotohem se ky Memorandum do të jetë një pjesë nga seria e akteve të tilla edhe me institucione të tjera të cilat i kanë paraprirë dhe do t’i pasojnë qëllimit të njëjtë, pra digjitalizimit të sistemit të drejtësisë” tha Haxhiu.
Ministrja Haxhiu po ashtu bëri të ditur se një proces digjitalizimi është nisur edhe në fushën e Noterisë, ndërsa është lansuar dhe është në prag të fazës së jetësimit në fushën Përmbarimit Privat.
Haxhiu theksoi se si Ministri e Drejtësisë mbetën të përkushtuar në zbatimin e qëllimit të Memorandumit dhe po ashtu të gatshëm për të bashkëpunuar me institucionet relevante me qëllim të avancimit të mëtejmë të legjislacionit për të mbështetur dhe fuqizuar komunikimin elektronik ndërmjet gjykatave dhe palëve.
Në mbyllje të fjalës së saj, ministrja Haxhiu ka falënderuar Këshillin e Evropës për mbështetjen e ofruar në realizimin e këtij projekti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë