LAJMI I FUNDIT:

McLaren në bashkëpunim me një brend misterioz britanik, për edicion special të modelit 570GT (Foto)

McLaren në bashkëpunim me një brend misterioz britanik, për edicion special të modelit 570GT (Foto)

Ky brend ikonë britanik, mund të jetë edhe ndonjë shtëpi e modës

Sapo e ka lansuar të shumëpriturën hiper-makinë Speedtail, McLaren e ka bërë një postim ku tregon se do të nisë punën në edicionin special të modelit 570GT, transmeton Telegrafi.

Imazhi i errët nuk tregon asgjë, ndërsa linjat e pjesës së pasme nuk dallojnë shumë prej modeleve të mëparshme, vetëm se thuhet se veçantia është te bashkëpunimi që McLaren do ta ketë me një ‘brend ikonë britanik’.

“Jemi të gëzuar që po ndajmë me ju lajmin, që do të bashkëpunojmë me një brend ikonë britanik. Dimension i ri i stilit, dizajnit dhe inovacionit do të vijë së shpejti” shkruan në llogaritë e McLaren në rrjetet sociale. Kjo në fakt nuk zbulon asgjë, prandaj nuk dihet se me cilin brend misterioz do të bashkëpunojë ky prodhues britanik i makinave.

Mirëpo, nëse shihet imazhi me vëmendje, vërehet një burrë me veshje elegante. Andaj, disa mendojnë se McLaren mund të bashkëpunojë për edicion speciale të modeli 570GT, me ndonjë shtëpi britanike të modës si Burberry apo Alexander McQueen. /Telegrafi/