LAJMI I FUNDIT:

McLaren kapet duke e testuar modelin e ri me 600 kuajfuqi (Foto)

McLaren kapet duke e testuar modelin e ri me 600 kuajfuqi (Foto)

Kjo besohet të jetë një makinë e re nga McLaren, që i përket një edicioni të limituar

Prodhuesi britanik McLaren, i ka të gjitha makinat e fuqishme, por kur është fjala për ato nga edicionet e limituara, duhet të jenë shumë më ekstreme, transmeton Telegrafi.

I fundit që i përket një linje me shumë pak njësi, është i bazuar në platformën e 570S, ndërsa sipas një burimi mund të quhet 600LT. Deri më tani, e kemi parë një imazh se çfarë pamje do të ketë, ndërsa së fundmi është parë teksa testohej me shtresën për kamuflazh në Nurburgring të Gjermanisë.


Në pjesën e pasme i është vendosur një krah gjigant, teksa sistemi i nxjerrjes së gazrave është shumë i sofistikuar, me dy hapje në pjesën e sipërme.

Gjë që tregon se do të ketë shumë fuqi, si dhe të lëshojë zë të mrekullueshëm. Pritet që ta ketë motorin me 3.8-litra V8, që është i njëjtë me 570S, teksa do ta ketë edhe çmimin e njëjtë prej 180 mijë eurove. Për dallim prej modelit bazë, besohet se do të prodhojë 600 kuajfuqi dhe të jetë shumë më i shpejtë. /Telegrafi/