LAJMI I FUNDIT:

McGregor ‘relakson’ situatën e tensionuar të futbollit: Po mendoj të blej Manchester Unitedin

McGregor ‘relakson’ situatën e tensionuar të futbollit: Po mendoj të blej Manchester Unitedin
(Foto: Instagram/thenotoriousmma)

Iniciativa për formimin e Superligës Evropiane – garës elitare të futbollit në Kontinentin e Vjetër, e përqafuar nga 12 klube të mëdha – është në prag të dështimit.

Manchester Unitedi një prej klubeve themeluese mund të tërhiqet nga marrëveshja, ndërkohë që ithtari i kësaj nisme, Ed Woodward, dha dorëheqje nga posti i shefit ekzekutiv të klubit lidhur me mosmarrëveshjet për pjesëmarrje në kompeticionin e përmendur.

Dhe derisa situata ndërmjet UEFA-s dhe udhëheqësve të klubeve që planifikonin ‘shkëputjen’ është tensionuar në mase të madhe, ylli i UFC-së ka ardhur me një postim ngacmues në Twitter.


“Hej njerëz, po mendoj që ta blej Manchester Unitedin! Cfarë po mendoni?”, ka shkruar McGregor duke nxitur reagime nga më të ndryshme.

Ish-kampioni i dyfishtë i UFC-së është një tifoz i madh i futbollit, mirëpo në Angli ekziston konfuzitet se cili është klubi i tij i zemrës. Kjo për faktin se ‘The Notorious’ ka thënë se i mbështet dy klubet rivale: Liverpool dhe Manchester United. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/thenotoriousmma)

Në trend Sport

Më shumë
I ka ardhur fundi te Milani, por Theo Hernandez kërkohet nga dy gjigantë evropianë

I ka ardhur fundi te Milani, por Theo Hernandez kërkohet nga dy gjigantë evropianë

Serie A
Mungesë e madhe për Liverpoolin për përballjen me PSG-në

Mungesë e madhe për Liverpoolin për përballjen me PSG-në

Liga e Kampionëve
Edon Zhergova do të jetë mungesa e madhe e Kosovës për ndeshjen me Islandën

Edon Zhergova do të jetë mungesa e madhe e Kosovës për ndeshjen me Islandën

Përfaqësuesja e Kosovës
Publikohen pamje skandaloze të Jack Grealish i dehur rëndë

Publikohen pamje skandaloze të Jack Grealish i dehur rëndë

Premier League
FIFA thyen traditën duke njoftuar një ndryshim të paparë më parë për finalen e Kampionatit Botëror 2026

FIFA thyen traditën duke njoftuar një ndryshim të paparë më parë për finalen e Kampionatit Botëror 2026

Përfaqësueset
Reali ka pranuar ofertë prej 80 milionë eurove për Brahim Diazin

Reali ka pranuar ofertë prej 80 milionë eurove për Brahim Diazin

La Liga
Kalo në kategori