LAJMI I FUNDIT:

Mbyti 8-vjeçarin në Fier, dëshmia tronditëse e autorit: E qëllova dy herë me kazmë dhe e shtyna me këmbë në gropë

Mbyti 8-vjeçarin në Fier, dëshmia tronditëse e autorit: E qëllova dy herë me kazmë dhe e shtyna me këmbë në gropë

Tronditës është rrëfimi i Klodian Çalamanit para hetuesve, pas vrasjes mizore të vogëlushit Mateo Vasiu.

Raportohet se vrasja është zbuluar nga këqyrja e kamerave të sigurisë disa metra pranë banesës së të miturit, ku është konstatuar se, Mateo Vasiu është parë të dalë nga banesa e gjyshes së tij me një biçikletë në lagje.


8-vjeçari kishte shkuar të blinte një bukë për Çalamanin, i cili i kishte dhënë edhe lekët. Por kur ai u kthye tek fqinji i tij, rezultoi që të ishin minutat e fundit për të.

Pasi ka parë kamerat e sigurisë, policia ka kontrolluar banesën e Klodian Çalamanit, i cili u gjend në banesë. Policia ka arritur të gjejë biçikletën, brenda në oborrin e shtëpisë, por asnjë gjurmë të Mateos. Gjatë kontrolleve policia ka parë pjesën e punuar të tokës. Pasi janë afruar kanë parë edhe dorën e vogëlushit të mbetur jashtë gropës, ku ishte mbuluar nga Klodian Çalamani.

Nëna e 8-vjeçarit që u mbyt në Fier: Dua ta djeg të gjallë, do të marr hakun e djalit
Lexo po ashtu Nëna e 8-vjeçarit që u mbyt në Fier: Dua ta djeg të gjallë, do të marr hakun e djalit

Ndërkohë është zbuluar edhe dëshmia e vrasësit të 8-vjeçarit, i cili ka thënë se vrasjen e kishte kryer pasi fëmija e kishte sharë, duke e akuzuar, më pas se i kishte ngacmuar nënën e tij.

“Më datë 16 nëntor 2021, rreth orëve të mëngjesit ora 8 apo 9, nuk e di unë ndodhesha në shtëpinë time dhe më vjen djali i vogël i Florës, të cilit nuk ja di emrin, i cili filloi të më shante. Unë në këtë kohë isha duke punuar me kazmë te oborri i shtëpisë time dhe ai erdhi afër te porta, në një distancë një metër larg nga unë dhe me thoshte, ‘…pse ma ngacmon mamin dhe vazhdonte të shante’. Ndërsa unë i them ‘ik se e di unë çfarë bëj…” dhe djali vijonte të më shante. Në këtë kohë, unë e kam qëlluar me kazmë qylyke, me pjesën e prapme të kazmës e cila është me kunj hekuri në kokë, i cili menjëherë u rrëzua dhe mbasi u rrëzua në tokë unë e qëllova përsëri me kazmë në kokë, dhe fëmija nuk u ngrit më. Më pas i kam lidhur duart nga mbrapa, me një lidhëse këpucësh. Mbasi e pash që fëmija kishte vdekur e kam kapur prej këmbë, e kam tërhequr zvarrë dhe e kam hedhur te një gropë, e cila ndodhet rreth 5-6 metra larg vendit ku e vrava”, ka thënë Çalamanit gjatë dëshmisë së tij.

Vrasja e 8-vjeçarit në Fier, dalin pamjet se si familjarët futen me dhunë në ambientet e Gjykatës
Lexo po ashtu Vrasja e 8-vjeçarit në Fier, dalin pamjet se si familjarët futen me dhunë në ambientet e Gjykatës

“Brenda në oborrin e banesës time, pasi e afrova te gropa e cila mundet të ishte rreth 1 metër e thellë, e kam shtyrë fëmijën e vdekur me këmbë, duke e rrëzuar brenda saj. Më pas e kam mbuluar me dhe, duke gërmuar me lopatë afër gropës dhe dheun që nxirja prej saj, ja hidhja fëmijës që ta mbuloja, të cilin e mbulova plotësisht. Mbasi mbarova, duke e mbuluar fëmijën qëndrova në shtëpi, në oborrin e shtëpisë time dhe nuk kam lëvizur fare prej saj. Kur kam vrarë djalin e Florës dhe e kam groposur brenda në oborrin e shtëpisë time, nuk më ka parë asnjë person dhe nuk i kam treguar asnjë personi për fëmijën që vrava dhe groposa në oborrin e banesës time”, ka përfunduar ai.

Një detaj tjetër tronditës është se autori edhe pse kishte kryer krimin, kishte bërë të paditurin duke i pyetur disa herë nëse e kishin gjetur. /ABC News/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori