LAJMI I FUNDIT:

Mbyllja për qarkullim e rrugës “B” mbrëmë – policia tregon se nga një veturë larguan një mjet të dyshimtë

Mbyllja për qarkullim e rrugës “B” mbrëmë – policia tregon se nga një veturë larguan një mjet të dyshimtë

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka dhënë detaje lidhur me rastin e mbrëmshëm që ndodhi te rruga “B”, ku dyshohej për një mjet shpërthyes.

Sipas raportit të policisë rasti ka ndodhur rreth orës 19:40, ku nga një veturë është tërhequr mjeti i dyshimtë.


Policia bllokon rrugën “B” në kryeqytet, dyshohet për mjet shpërthyes
Lexo po ashtu Policia bllokon rrugën “B” në kryeqytet, dyshohet për mjet shpërthyes

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur dyshohet se i kanë montuar diçka të dyshimtë në veturën e tij të parkuar.

Njësit relevante policore, zjarrfikësit, ndihma e shpejtë dhe  prokurori kujdestar për krime të rënda kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku njësiti i EOD-së kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshimtë nga vetura, në mënyrë të sigurt dhe pa incidente”, ka njoftuar policia.

Policia ka shtuar se rasti është në procedurë hetimore.

Ndërkaq mbrëmë menjëherë pas pranimit të informatës për këtë rast, policia kishte bllokuar për qarkullim një pjesë të rrugës “B” në kryeqytet. /Telegrafi/