LAJMI I FUNDIT:

Mbyllet rruga Kaçanik–Hani i Elezit, paraqet rrezik për rrëshqitje të dheut

Mbyllet rruga Kaçanik–Hani i Elezit, paraqet rrezik për rrëshqitje të dheut

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini  ka folur për ndalimin e qarkullimit të automjeteve në rrugën nacionale N2, Kaçanik–Hani i Elezit, pasi ka rrezik nga rrëshqitja e dheut dhe gurëve.

Lekaj tha se këtë vendim e ka marrë pasi është konsultuar me ekspertët.

“Kam marrë informacion dhe raport nga ekspertët që është rrezik  për rrëshqitje të dheut, në rrugën Kaçanik–Hani i Elezit.  Jemi detyruar ta mbyllim rrugën. Prej orës 10:00 hyn në fuqi vendimi deri në vendimin tjetër. Ky vendim është marrë si preventive që të sigurohet siguria e qytetarëve dhe të mos kemi ndonjë tragjedi, sepse sipas ekspertëve mund të rrëshqet dheu më thellë dhe mund të rrezikohet jeta e tyre”, ka thënë Lekaj, raporton Telegrafi.


Ai po ashtu tha se janë duke shikuar për të gjetur ndonjë rrugë alternative që qytetarët të lëvizin lirshëm drejt Maqedonisë.

“Ne do t’i bëjmë matjet gjeologjike dhe pas analizës së ekspertëve do të veprojmë. Jemi duke u munduar që të kemi rrugë alternative që mos të ndalet transporti. Qytetarët lëvizin shumë shpesh për Shkup dhe do t’i marrim masat për rrugë alternative”, theksoi ministri. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori