Mbyllet pjesa e parë, Drita në disavantazh ndaj AZ Alkmaar

Drita dhe AZ Alkmaar kanë mbyllur pjesën e parë, me avantazhin e holandezëve, në një ndeshje ku kishte raste nga të dyja palët.
Ndeshja në stadiumin “Fadil Vokrri” ka nisur me një ritëm të lartë, ku Drita tregoi iniciativa që nga minuta e parë.
Në minutën e 3-të, Almir Ajzeraj harkoi një top drejt zonës, por portieri i AZ Alkmaar reagoi me vështirësi dhe priti, duke shmangur një mundësi të hershme për Dritën. Skuadra vendase dominoi lojën në fillim dhe krijoi disa situata, por nuk arriti të shënojë.
Pavarësisht kontrollit të lojës nga Drita, mysafirët nga Holanda ishin ata që gjetën rrugën e golit. Në minutën e 17-të, kapiteni Sven Mijnans realizoi për 1-0, duke finalizuar një aksion nga zona me një gjuajtje të saktë drejt portës.

Një moment kontrovers ishte në minutën e 24-t, kur pas një shqyrtimi të VAR-it, nuk u akordua penallti për Dritën. Futbollistët vendas dolën të pakënaqur me vendimin.
Sven Mijnans tentoi një gjuajtje nga jashtë zone në minutën e 38-të, por Faton Maloku reagoi mirë dhe e priti topin.
Në vazhdim, AZ Alkmaar kishte mundësi të tjera për të shënuar. Troy Parrott mbeti vetëm përballë Malokut, pas një pasimi të zgjuar, por e humbi shansin, duke dërguar topin jashtë portës.
Drita do të tentojë të marr një pikë në pjesën e dytë minimalisht. /Telegrafi/



















































