Katër persona janë arrestuar në Kullën e Londrës pasi hodhën ushqim drejt një vitrine që përmbante Kurorën Shtetërore Perandorake, me incidentin që rezultoi në mbylljen e përkohshme të një pjese të ndërtesës historike që strehon Xhevahiret e Kurorës.

Organizata, e cila vepron nën emrin “Take Back Power” dhe e përshkruan veten si një grup rezistence civile, shpjegoi se dy nga anëtarët e saj hodhën ushqim drejt vitrinës.


Policia e Londrës ka njoftuar se katër të dyshuarit janë ndaluar.

"Ata janë marrë në paraburgim dhe shtëpia e bizhuterive është e mbyllur për publikun në pritje të një hetimi policor", thuhet në deklaratë.



Kurora Shtetërore Perandorake mbahet nga Mbreti Charles në raste të caktuara zyrtare, siç është Hapja Shtetërore e Parlamentit, dhe ai e mbajti atë edhe kur u kthye në Pallatin Buckingham pas kurorëzimit të tij në Westminster Abbey në vitin 2023.

Kalaja mijëvjeçare vizitohet nga më shumë se tre milionë njerëz çdo vit, dhe Xhevahiret e famshme të Kurorës, të cilat përbëhen nga kurora, skeptri, sfera mbretërore dhe sende të tjera që i përkasin familjes mbretërore, të tilla si veshjet luksoze, janë një nga atraksionet kryesore.

Shoqata e Pallateve Historike Mbretërore, e cila menaxhon kullën, tha se stafi i saj iu përgjigj shpejt incidentit. .

Një deklaratë e policisë tha se "nuk u shkaktua asnjë dëmtim në Xhevahiret e Kurorës”. /Telegrafi/