LAJMI I FUNDIT:

Mbyllet hapësira ajrore në Niger pas grusht shtetit, e prek edhe ushtrinë gjermane

Mbyllet hapësira ajrore në Niger pas grusht shtetit, e prek edhe ushtrinë gjermane

Sipas agjencisë gjermane të lajmeve, DPA, të gjitha fluturimet drejt bazës ajrore Bundeswehr janë ndaluar në kryeqytetin e Nigerit, Niamey, ku punojnë rreth 100 ushtarë gjermanë.

Raportohet se edhe i gjithë stafi i Ambasadës së Gjermanisë është dërguar nga kryeqyteti në bazën ajrore, për arsyeje sigurie.


Një aeroplan transportues A 400 i Gjermanisë është ende i parkuar në aeroportin ushtarak, por hapësira ajrore do të jetë e mbyllur deri më 4 gusht.

“Të gjithë anëtarët e kontingjentit gjerman MINUSMA… në Niamey, janë të sigurt”, ka thënë një zëdhënës i Bundeswehrit të enjten.

Ai shtoi se situata është e paqartë, por se po vëzhgohet me kujdes.

Ushtria gjermane e mban bazën ajrore në Niamey për angazhime ushtarake në Afrikën Perëndimore.

Ky lokacion është i rëndësishëm për tërheqjen e vazhdueshme të ushtrisë gjermane nga shteti fqinj Mali, ku Gjermania është e përfshirë në misionin e OKB-së, të njohur si MINUSMA.

Të enjten, ministri i Punëve të Jashtme i Nigerit, Hassoumi Massoudou, i bëri thirrje ushtrisë së vendit ta lirojë presidentin dhe t’i shtrojë kërkesat përmes dialogut.

“Ne jemi autoritetet ligjore dhe të ligjshme në Niger”, tha Massoudou për France 24 të enjten. Ai theksoi se kishte folur me Bazoumin dhe se tha se presidenti ishte mirë.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken, ka bërë thirrje për lirimin e “menjëhershëm” të Bazoumit, si dhe për “për respektimin e menjëhershëm të sundimit të ligjit dhe për siguri publike”.

Trazirat në Niger vijnë në një periudhë kur fuqitë perëndimore janë të shqetësuara për operacionet e grupit mercenar Wagner në këtë rajon të paqëndrueshëm.

Në Malin fqinj, mercenarët rusë të armatosur rëndë po ndihmojnë regjimin ushtarak për t’i luftuar kryengritësit xhihadistë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, i etur për ta zgjeruar ndikimin rus në Afrikë, do t’i presë të enjten udhëheqësit afrikanë në Shën Petersburg.

Blloku ekonomik i Afrikës Perëndimore, Ecowas, ka thënë se “dënon në termat më të ashpër përpjekjen për të marrë pushtetin me forcë” në Niger.

Në emër të Ecowas, presidenti i Beninit, Patrice Talon, ka mbërritur në kryeqytetin Niamey me një mision ndërmjetësimi.

Talon tha se “të gjitha mjetet” e nevojshme do të përdoren për ta rivendosur rendin kushtetues në Niger, “por idealja do të ishte që gjithçka të bëhej në paqe dhe harmoni”.

Ushtarët e Nigerit deklarojnë grusht shteti në televizionin kombëtar
Lexo po ashtu Ushtarët e Nigerit deklarojnë grusht shteti në televizionin kombëtar

Më herët të mërkurën, turmat në Niamey dolën në rrugë në mbështetje të Bazoumit. Një reporter i BBC-së pa gjithashtu forca të armatosura të rënda, besnike ndaj presidentit, të stacionuara përreth transmetuesit kombëtar.

Qyteti ishte kryesisht paqësor, megjithëse ushtarët që qëndronin pas tentativës për grusht shteti gjuajtën me armë për t’i shpërndarë protestuesit.

Nigeri po përballet me dy kryengritje islamike – njëra në jugperëndim, e cila erdhi nga Mali fqinj në vitin 2015, dhe tjetra në juglindje, ku janë të përfshirë xhihadistët të bazuar në Nigerinë verilindore.

Grupet militante aleate të Al-Kaedës dhe Shtetit Islamik janë aktive në vend.

Presidenti Bazoum, i cili u zgjodh në mënyrë demokratike në vitin 2021, është një aleat i ngushtë i Francës dhe vendeve të tjera perëndimore.

Nigeri ka përjetuar katër grusht shtete dhe tentative të shumta të tjera që nga pavarësimi nga Franca në vitin 1960. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Botë
Kalo në kategori