LAJMI I FUNDIT:

Mbyllen tregjet e hapura dhe të mbyllura në Tetovë për ditën e enjte

Mbyllen tregjet e hapura dhe të mbyllura në Tetovë për ditën e enjte

Në takimin e dytë të Shtabit me Menaxhim me Kriza, Komuna e Tetovës u u informua nga institucionet që janë të lidhur dhe funksionojnë në territorin e komunës së Tetovës.

“Spitali klinik në Tetovë është i kompletuar për të dhënë shërbimet e nevojshme dhe në të njëjtën kohë do vazhdojnë të jenë aktiv të gjitha numrat e telefonit ku qytetarët mund të paraqiten në raste të veçanta. Poashtu u informuam se shtëpia e shëndetit është në përgatitje e sipër të hapë 12 punkte, në komunat rurale përreth Tetovës me qëllim që qytetarët e këtyre komunave të mos kenë nevojë që me rastin e parë të vinë në qendrën spitalore në Tetovë. Poashtu u informuam se policia e Tetovës është në krye të detyrës dhe poashtu me gjithë paralajmërimet për të gjithë ata që nuk i respektojnë vendimet e njëpasnjëshme të cilat janë marrë nga ana e pushtetit qendror, për sa i përket punës apo mospunës, të gjitha masat e mëtejshme të policisë do të jenë më intensive”, tha kryetarja e Komunës së Tetovës, Teutra Arifi, njofton Telegrafi Maqedoni.


Ajo shtoi se në këtë pajtim është dakorduar që Kryqi i Kuq të jetë pika kryesore për sa i përket ndihmës së qytetarëve të izoluar dhe se kuzhina popullore e cila është aktive do të vazhdojë me ndarjen e paketave ushqimore për familjet në nevojë.

“Mësimi online është duke vazhduar në pjesën më të madhe të shkollave, i inkurajojmë të gjitha shkollat ta kompletojnë këtë proces”, tha Arifi.

Sipas Arifit, larja dhe dezinfektimi i të gjithë rrugëve dhe rrugicave do të vazhdojë ndërsa të enjten do të pezullohen të gjitha tregjet e hapura dhe të mbyllura ndërsa këtë proces do ta vëzhgojë inspektorati komunal që do ta asistojë MPB dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut.

Arifi ju bëri apel qytetarëve lëvizin se më pak dhe të mos dalin nga shtëpia dhe të respektojnë rregullat dhe të mos krijojnë panik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Drejtësi
Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori