Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq, sistemohen 36 familje në njësi tjetër banimi

Janë mbyllur gjashtë qendra kolektive në komunën e Leposaviqit.
Kjo u bë e ditur me anë të një postimi në rrjetin social në Facebook të Komunës së Leposaviqit.
Sipas këtij njoftimi më këtë janë sistemuar gjithsej 36 familje, në mesin e të cilëve janë persona të zhvendosur.
“Me kënaqësi të madhe informojmë opinionin publik se janë mbyllur me sukses gjashtë qendra kolektive në territorin e komunës sonë. Me këtë janë sistemuar gjithsej 36 familje, në mesin e të cilëve janë persona të zhvendosur, si dhe qytetarë nga kategoritë sociale të rrezikuara të cilët kanë jetuar për vite me radhë në kushte të papërshtatshme”, thuhet në njoftim.
Po ashtu siç thuhet në njoftim, të gjithë përfituesit janë zhvendosur në njësi banimi të ndërtuara dhe të adaptuara, të cilat janë të destinuara pikërisht për zgjidhjen e çështjeve të strehimit për shtresat më të ndjeshme të shoqërisë sonë.
Siç thuhet në njoftim ky është një hap i madh drejt krijimit të një shoqërie më të drejtë dhe më humane, në të cilën çdo njeri ka të drejtë për një jetë me dinjitet.
“Komuna e Leposaviqit mbetet e përkushtuar ndaj misionit të saj që t’i ndihmojë ata që kanë më së shumti nevojë për ndihmë dhe që në mënyrë të vazhdueshme të përmirësojë cilësinë e jetës për të gjithë qytetarët e saj”, thuhet ndër të tjera në postim. /Telegrafi/









































