Mbushi 80 vjeç, Dolly Parton thyen paragjykimet: Ndjehem sikur sapo kam filluar

Dolly Parton ka folur për gjendjen e saj shëndetësore ndërsa përgatitet të mbushë 80 vjeç, dhe legjenda e muzikës country këmbëngul se nuk ka ndërmend të ngadalësojë ritmin.
Fituesja e çmimeve Grammy, e cila i mbushi 80 vjeç të hënën, i hodhi poshtë së fundmi ‘shqetësimet’ për moshën e saj në një intervistë për People, duke theksuar se ndihet ende plot energji për atë që e pret përpara.
“Njerëzit thonë: ‘Po mbush 80 vjeç.’ Epo, po çfarë? Shikoni gjithçka që kam bërë në këto 80 vite”, tha Parton. “Ndjehem sikur sapo kam filluar”.

Ndërsa pranoi se shëndeti është faktori vendimtar, autorja e hitit “9 to 5” i siguroi fansat se është në gjendje të mirë.
“E di që mund të tingëllojë marrëzi, por për sa kohë shëndeti nuk më lë, dhe për momentin duket se jam shumë mirë”, shtoi ajo.
Më herët këtë muaj, Parton ringjalli shqetësimet për shëndetin e saj pasi zbuloi se nuk do të merrte pjesë në koncertin e 80-vjetorit të Grand Ole Opry.

Prej disa muajsh, ajo ka qenë subjekt i thashethemeve alarmuese, veçanërisht pasi motra e saj, Freida, kërkoi lutje nga publiku në tetor, ndërsa këngëtarja vuante nga një sëmundje që mbetet ende e panjohur.
Në atë kohë, Parton i qetësoi shpejt admiruesit e saj duke publikuar një video ku dukej energjike e duke thënë me humor: “Nuk kam vdekur ende!”.






























































