Liverpooli ka hedhur hapin e parë konkret në merkato për të forcuar repartin defensivë, duke dorëzuar një ofertë zyrtare për qendërmbrojtësin anglez Marc Guehi, aktualisht pjesë e Crystal Palace.

Skuadra e Arne Slot ka shfaqur probleme në mbrojtje këtë sezon dhe tashmë ka nisur kërkimin për një lider të ri në prapavijë.


Guehi ishte shumë pranë transferimit te Liverpooli në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, me një marrëveshje të raportuar rreth 35 milionë euro, por Crystal Palace u tërhoq në momentet e fundit.

Pavarësisht kësaj, "The Reds" nuk kanë hequr dorë dhe sipas Indykaila, klubi ka rikthyer interesimin dhe ka bërë një ofertë për afrimin e 23-vjeçarit që në janar.

Mbrojtësi i kombëtares angleze, i pakënaqur nga refuzimi i shitjes në verë, shihet si objektivi kryesor i Liverpoolit për afatin e ardhshëm të transferimeve.

Ai konsiderohet një profil ideal për Ligën Premier, i shpejtë, fizik dhe me aftësi shumë të mira për daljen me top nga zona e tij.

The Reds raportohet se kanë ofruar 25 milionë funte për të, një shumë e lartë kur merret parasysh që lojtarit i skadon kontrata në verën e vitit 2026.

Gjithsesi The Reds janë të vendosur të përforcojnë mbrojtjen në janar, pasi në 17 ndeshje mes kampionatit dhe Ligës së Kampionëve kanë pranuar 28 gola. /Telegrafi/

telegrafi sport app