LAJMI I FUNDIT:

Mbrojtja e Shalës përfundoi pyetjet ndaj dëshmitarit të shtatë

Mbrojtja e Shalës përfundoi pyetjet ndaj dëshmitarit të shtatë

Në seancën gjyqësore të së martës ndaj Pjetës Shalës, mbrojtja e Shalës i ka përfunduar kundra-pyetjet e saj karshi dëshmitarit të shtatë të ZPS-së.

Pas pauzës prej 30 minutash pritet që pyetjet e saj sqaruese t’i vazhdojë Zyra e Prokurorit të Specializuar. Por, që fillimisht ZPS kërkoi që dëshmitari me kodin 1 të dal nga gjykatorja me qëllim të konsultimit me trupin gjykues lidhur me parashtrimin e disa pyetjeve.

Madje pas kësaj prokurori i specializuar, Filippo De Minicis kërkoi që këto konsulta të bëhen në seancë të mbyllur për publikun.


Qaste më herët seanca u ndërpre për 20 minuta, në mënyrë që Shala të kontaktojë me ekipin mbrojtës për këtë periudhë.

Edhe seancën e sotme gjyqësore kundër tij, i akuzuarit, Pjetër Shala po e përcjell përmes video-lidhjes nga qendra e paraburgimit.

Ndërsa, kundra-pyetjet mbrojtja e Shalës I ka bërë në pjesën më të madhe në seancë të mbyllur për publikun. Njëjta ka ndodhur edhe kur dëshmitari i shtatë u është përgjigjur pyetjeve nga ana e ZPS-së e mbrojtjes së viktimave.

Sipas Speciales, “Krimet për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Kalo në kategori