LAJMI I FUNDIT:

Mbrojtja e Salih Mustafës nesër paraqet deklaratën hyrëse para trupit gjykues në Hagë

Mbrojtja e Salih Mustafës nesër paraqet deklaratën hyrëse para trupit gjykues në Hagë

Mbrojtja e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa do të paraqes nesër deklaratën hyrëse para trupit gjykues në Hagë.

Kjo shënon fillimin e çështjes së mbrojtjes e cila tutje do të vazhdojë me provat dhe dëgjimin e 17 dëshmitarëve.

Ndërsa, sipas gjykatës para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë në seancën e sotme do të paraqitet një viktimë të cilën trupi gjykues ka marrë vendim që ta dëgjojë, me kërkesë të avokates së viktimave.


Gjithashtu, trupi gjykues ka vendosur që pas kësaj mbrojtësja e viktimave të mund të bëjë parashtrime.

Më 23 mars është caktuar të dëgjohet dëshmitari i parë i mbrojtjes ndërsa turpi gjykues i ka lënë avokatit 36 orë në dispozicion për të marrë në pyetje 17 dëshmitarët e paraparë.

Fillimi i çështjes së mbrojtjes vjen pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka përfunduar çështjen e saj.

Aktakuza ndaj Salih Mustafës, i cili është i arrestuari i parë nga Specialja, është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte.

Ai po qëndron në qendrën e paraburgimit në Hagë ndërsa në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Kronika e Zezë
Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

Drejtësi
“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

Shëndetësi
Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Lajme
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për kanosje në Prishtinë

Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për kanosje në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori