Mbrojtësi i Fulhamit tërhoqi vëmendjen - pantallonat e shkurtra i mbajti poshtë gjatë gjithë ndeshjes

Fulham arriti të siguronte një pikë dramatike në minutën 90+7 kundër Brighton, në rezultatin 1-1. Megjithatë, disa ditë pas ndeshjes, vëmendja nuk është te golashënuesi Rodrigo Muniz, por te mbrojtësi i Fulhamit, Calvin Bassey, i cili spikati me performancën e tij të fortë gjatë gjithë takimit.
Bassey luajti të gjithë ndeshjen dhe ishte një nga lojtarët më të spikatur të ekipit londinez, edhe pse gjatë pjesës më të madhe të lojës pantallonat e tij shpesh rrëshqisnin poshtë, duke zbuluar të brendshmet.
Megjithatë, kjo nuk e pengoi që ai të vraponte, të kërcente dhe të bënte gjithçka që bën një mbrojtës modern në fushë, duke treguar angazhim maksimal në çdo moment.
25-vjeçari nigerian fitoi katër nga nëntë duele në tokë dhe dy nga tre duele ajrore, duke kryer vetëm një faull gjatë gjithë ndeshjes.
Përveç statistikave, sjellja e tij energjike dhe prezenca e fortë në fushë e bënë atë një figurë të komentuar në rrjetet sociale, duke fituar admirimin e tifozëve dhe ekspertëve për qëndrueshmërinë dhe karakterin e tij në lojë.
Megjithëse rezultati përfundimtar ishte një barazim, Bassey u bë protagonist jo vetëm për lojën e tij, por edhe për detajet e tjera dhe performanca entij nuk u ndikua nga gjërat e vogla sikurse të poshtmet që i rrëshqitën.
Një ndeshje që do të mbahet mend si për Fulhamin, ashtu edhe për Calvin Bassey. /Telegrafi/



















































