Mbreti dorëzon kurorën, Joshua nokauton Klitschkon (Foto/Video)

Dueli i vitit në boksin profesionist është zhvilluar mes Wladimir Klitschkos dhe Anthony Joshuas.
Ky i fundit ka triumfuar në saje të nokautit në rundin e 11 para 90 mijë shikuesve të pranishëm në stadiumin legjendar të Wembleyt.
Britaniku me këtë rast ka fituar tre tituj IBO, IBF dhe WBA të vlefshme për kategorinë e rëndë.
Vlen të theksohet se në shkallët e stadiumit ishin të pranishëm shumë personalitete të njohura botërore, ndërsa më poshtë keni rrjedhën e kësaj sfide rund pas rundi:Rundi 1: Joshua e filloi me më shumë vrull, por Klitschko u tregua i kujdesshëm. Britaniku bëri më shumë, mjaftueshëm për të treguar se është këtu vetë për fitore.
Rundi 3: Joshua tregohet agresiv, ashtu siç të gjithë duan ta shikojnë dhe Klitchko tashmë çdo gjë është ndezur.
Rundi 4: Ky ishte rundi më i mirë i Klitschkos, Joshua nuk e kishte të lehtë këtë herë.
Rundi 7: Joshua vazhdon të jetë i lodhur, vazhdimisht kërkon të lidhet me Klitschkon, i cili vazhdimisht godet britanikun.
Rundi 10: Të dy gjuajtën vazhdimisht, por ishte boks në distancë dhe përgjithësisht të lehta. Boksierët në këtë rund lexuar mirë luftën e njëri-tjetrit.
https://twitter.com/SFR_Sport/status/858438158974955520
https://twitter.com/TacticalAC/status/858438266797903872
https://twitter.com/SFR_Sport/status/858436744873725954


















































