Në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes sot, ministri Armend Mehaj dhe ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë, Jens Erik Grongahl, nënshkruan Marrëveshjen e arritur ndërmjet Drejtorisë së Shëndetësisë të Mbretërisë së Norvegjisë, dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës për dhurimin e pajisjeve mjekësore, respektivisht 100 respiratorëve.
“Pas aktit të nënshkrimit, ministri Mehaj dhe ambasadori Grongahl, vizituan Qendrën Mjekësore të FSK-së, ku nga drejtori i Qendrës Mjekësore, Dr. Shkëlzen Syla u njoftuan me pajisjet e dhuruara si dhe me aftësitë dhe kapacitetet aktuale profesionale, teknike dhe funksionale të Qendrës.
Në prononcimin para mediave, ambasadori Grongahl, theksoi se Mbretëria e Norvegjisë, përmes këtij donacioni synon të mbështesë Ministrinë e Mbrojtjes me pajisje mjekësore –respiratorë me qëllim të rritjes së kapaciteteve teknike dhe mjekësore të Qendrës Mjekësore të FSK-së në mënyrë që të menaxhojë sa më efektshëm situatën emergjente shëndetësore për shkak të pandemisë COVID- 19. Ai gjithashtu, theksoi se bashkëpunimi në mes dy vendeve dhe ministrive do të vazhdoj edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftim.
Nga ana e tij, ministri Mehaj theksoi se ky donacion është shumë i çmueshëm për sistemin shëndetësor të FSK-së në përgjithësi e sidomos në këtë periudhë kur po përballemi edhe më tej me krizën e pandemisë COVID-19. Gjithashtu, ai tha se ky donacion është edhe tregues i fuqishëm i përkushtimit të shtetit mik norvegjez për mbështetjen ndaj nesh, të dëshmuar që nga paslufta në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e vendit tonë si dhe për të gjitha të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes.
“Me këto pajisje shtohen shumë aftësitë dhe kapacitetet operacionale të Qendrës Mjekësore të FSK-së, Regjimentit të Mjekësisë dhe gjithë sistemit shëndetësor të FSK-së. Gjithashtu, si rezultat i kësaj, FSK do të ketë në dispozicion një komponentë shumë të rëndësishme për përmbushjen me efikasitet të detyrës së saj ligjore për mbështetjen ushtarake të autoriteteve civile të vendit dhe qytetarëve tanë jo vetëm gjatë periudhës së pandemisë por edhe në të ardhmen” tha ndër të tjera ministri Mehaj.
Donacioni i sotëm përfshinë sasinë prej 100 respiratorëve dhe kapë vlerën rreth 1 milion euro duke përfshirë edhe koston e trajnimit të stafit për përdorimin e këtyre pajisjeve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë