LAJMI I FUNDIT:

Mbretëria e Bashkuar do ta përkrah Kosovën në luftën kundër krimit e korrupsionit

Mbretëria e Bashkuar do ta përkrah Kosovën në luftën kundër krimit e korrupsionit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, me të cilin ka biseduar në lidhje me prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë.

Haxhiu ka falënderuar qeverinë britanike që mbështesin konsolidimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Ministrja e Drejtësisë, e njoftoi ambasadorin Abbot për prioritetet që ka Ministria e Drejtësisë në fushën e sundimit të ligjit, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe hartimin e legjislacionit që ndihmon në reformimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Abbott në anën tjetër tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdoj përkrahjen për Kosovën.

Ai theksoi se ata do ta përkrahin Kosovën, me theks të veçantë në luftimin e krimit dhe korrupsionit si dhe në krijimin e kushteve të reja për investime për të rinjtë në vend.

Ministrja Haxhiu dhe ambasadori Abbott, u dakorduan që bashkëpunimi mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar duhet të vazhdoj në konsolidimin e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës.​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori