LAJMI I FUNDIT:

Mblidhet Këshilli bashkiak i Tiranës, Veliaj: 35 banesa të pabanueshme

Mblidhet Këshilli bashkiak i Tiranës, Veliaj: 35 banesa të pabanueshme

Nisur nga situata në vend, pas rënies së tërmeteve të djeshme u mblodh Këshilli Bashkiak i Tiranës, ku kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se më e keqja ka kaluar.

Me këtë rast u tha se një problem të veçantë, përveç fëmijëve të traumatizuar përbëjnë edhe të moshuarit.

Veliaj tha se janë shtuar vaktet ushqimore si dhe janë ofruar shtretër të ri.

“Konviktet do të shërbejnë si strehë meqë universiteti nuk ka filluar ende. Formula më afatgjatë do të jenë banesat sociale. Kemi 35 banesa të pabanueshme, rreth 420 banesa moderisht të dëmtuara. Prioritet do t’u jepet njerëzve që janë me ndihmë ekonomike. Të atashohemi secili në zona të ndryshme, të ndihmojmë të gjithë”, tha Veliaj.

Ndryshe, gjatë ditës kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe zëvendëskryeministri Erion Braçe ndoqën nga afër situatën në terren në zonën e Kasharit, ku është raportuar për disa familje të prekura nga lëkundjet e fuqishme të tërmetit.

Zëvendëskryeministri Braçe i bëri thirrje të gjithë banorëve që kanë pësuar dëmtime apo kanë probleme të shkaktuara nga tërmeti, të paraqiten sa më parë pranë njësive administrative apo institucioneve të tjera të emergjencës, në mënyrë që strukturat shtetërore t’i vijnë sa më parë në ndihmë.

Ai gjithashtu përkrahu propozimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës për lehtësimin e procedurave ligjore dhe shmangien nga taksat e të gjithë atyre që do të rindërtojnë apo ri-konstruktojnë banesat e tyre./tch

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori