LAJMI I FUNDIT:

Mblidhen 101 mijë euro për Editën, familja Gjikolli falenderon bamirësit dhe kërkon ende ndihmë për pjesën tjetër

Mblidhen 101 mijë euro për Editën, familja Gjikolli falenderon bamirësit dhe kërkon ende ndihmë për pjesën tjetër

Edita Gjikolli nga Peja, nënë e tre fëmijëve, e cila vuan nga Leukemia Acute po vazhdon të trajtohet në Turqi. Për shërimin e sëmundjes së Editës, nevojitën 150 mijë euro, shumë kjo e cila është e papërballueshme për familjen.

Deri më tani janë mbledhur 101 mijë euro nga qytetarët bamirës nga qyteti i Pejës, po ashtu edhe nga vende tjera brenda dhe jashtë Kosovës. Mirëpo, mungon edhe pjesa tjetër e parave për ta mundësuar shërimin e Editës.


Për këtë ndihmë nga qytetarët, familja Gjikolli dhe Muhaxheri përmes një njoftimi ka falenderuar të gjithë popullin shqiptar të cilët brenda pak ditëve kanë arritur të dhurojnë shumën prej 101 mijë euro për shërimin e Editës, dhe ka kërkuar nga qytetarët të vazhdojnë ende t’iu ndihmojnë me aq mundësi sa kanë.

Mblidhen 90 mijë euro për Editën, familja Gjikolli falenderon bamirësit
Lexo po ashtu Mblidhen 90 mijë euro për Editën, familja Gjikolli falenderon bamirësit

“Familja Gjikolli dhe Muhaxheri i falenderon qytetarët e Kosovës, dhe të gjithë diasporës, të cilët kontribuan dhe vazhdojnë të kontribuojnë për të arritur shumën e kërkuar. Falë Zotit dhe njerëzve të vullnetit të mirë, të cilët na u gjenden në këto ditë të vështira. Shpresojm ne perkrahjen tuaj deri ne realizimin e shumes se kerkuar ”, thuhet në falenderimin e familjes Gjikolli dhe Muhaxheri.

Ndërsa numrat ku mund ta ndihmoni Editën janë:

Numri i xhirollogarisë në TEB bank: 2015000019511584-Veton Gjikolli,

Kodi i Swiftit: TEBKXKPR.

Përmes operatorit telefonik Vala në numrin: 55344, një mesazh kushton 1 euro.

Numri i telefonit në viber: +38349138108./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori