LAJMI I FUNDIT:

Pas deklaratave të Vulinit, flet i mbijetuari i Masakrës së Reçakut: Nuk e pata më të vështirë as ditën kur pashë vëllain e kushërinjtë pa zemër e pa kokë

Pas deklaratave të Vulinit, flet i mbijetuari i Masakrës së Reçakut: Nuk e pata më të vështirë as ditën kur pashë vëllain e kushërinjtë pa zemër e pa kokë

Mëngjesin e hershëm të 15 janarit 1999 formacionet e policisë speciale, ushtarake dhe paraushtarake serbe u futen në Reçak të Shtimes dhe kryen njërën ndër masakrat më të rënda në Kosovë.

Mirëpo, 22 vite pas kësaj ngjarje po shtohen zyrtarët shtetërorë serbe që po e mohojnë këtë masakër.


Së fundi, ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin i cili njihet me deklarata anti-shqiptare ka thënë se masakra e Reçakut është ‘gënjeshtër’.

Ai ka treguar se Serbia po bënë film dokumentar për këtë dhe këto deklarata i ka bërë gjatë vizitës në afërsi të Nishit ku shteti serb po xhiron këtë film dokumentar për ngjarjet në Reçak.

Sipas tij, kjo ngjarje është e trilluar.

Ndaj këtyre deklaratave të Vulinit kanë reaguar SHBA, BE e vet Walker që ishte dëshmitarë i kësaj masakre.

Pasi e pa me sytë e tij këtë skenë, shefi i misionit të OSBE-së, William Walker, kishte alarmuar se në Kosovë po ndodh krim kundër njerëzimit, gjë që shtyu bashkësinë ndërkombëtare të ndërmarrë misionin ushtarak, pas të cilit forcat serbe u tërhoqën nga Kosova.

Mirëpo më së rëndi këto deklarata të zyrtarëve serb po i përjetojnë banorët e Reçakut që ishin dëshmitarë të drejtpërdrejtë të masakrës.

Ramë Shabani ishte njëri nga të mbijetuarit e Masakrës së Reçakut.

“Për mua është shumë e rëndë të flasim për ekzistencën e Masakrës së Reçakut”, thotë Shabani për RTV Dukagjinin duke iu referuar deklaratave të Vulinit.

Ai shton tutje se serbët edhe në vitin 1999 kanë tentuar të mohojnë masakrën dhe të zhdukin trupat e të masakruarve por nuk ja kanë dalë.

Masakra në Reçak, ministri i Vuçiqit e quan ‘rrenë’ dhe falsifikim të shqiptarëve dhe NATO-s
Lexo po ashtu Masakra në Reçak, ministri i Vuçiqit e quan ‘rrenë’ dhe falsifikim të shqiptarëve dhe NATO-s

“Serbia nga viti 1999 e ka mohuar këtë masakër. Ne banorët  e Reçakut jemi mësuar me këto deklarata. Rëndë duhet t’iu vijë politikanëve e akademikëve tanë që nuk kanë bërë asgjë. Nëse bjer Masakra e Reçakut bien të gjitha masakrat që janë bërë në Kosovë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

“Serbia punon për vete. Ne çfarë filmi kemi bërë këto 23 vite jo vetëm për Reçakun por për ndonjë masakër si Obria, Çirezit apo ndonjë vend tjetër”.

“Sot më ka ardhur rëndë si në ditën e masakrës. Madje atë ditë nuk e kam ditur a po shpëtojë vetë apo jo. Më ka ardhur rëndë si atë ditë që i kam parë i pari vëllain e kushërinjtë pa kokë e pa zemër. As atë ditë nuk më ka ardhur më vështirë se sot”.

Ramë Shabanit në masakrën e Reçakut ia kishin vra vëllain dhe 11 kushërirë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori