I mbijetuari i Masakrës së Burgut të Dubravës, Demë Ramosaj, ka deklaruar se përveç gardianëve serbë që gjuanin me armë në drejtim të të burgosurve në Burgun e Dubravës, ishin edhe të burgosurit serbë që ishin veshur me uniformë dhe po ndihmonin në krim.
Ramosaj ka thënë se edhe të burgosurit serbë kanë gjuajtur me armë në drejtim të shqiptarëve të burgosur.
“Prej se ka ngjarë kjo e deri më sot, çdo familjar edhe ne që jemi të mbijetuar kemi emocione të ndryshme dhe ndjejmë dhimbje të mëdha. Përveç gardianëve serbë që kanë gjuajtur mbi ne, kanë qenë edhe të burgosurit ordinerë serbë e nacionaliteteve të tjera që i kanë veshur me uniformë dhe na kanë gjuajtur”, ka thënë ai.
“Çdo tjetër i mbijetuar i Masakrës së Dubravës secili ka çka të rrëfejë rrezikun që e ka pasur për jetë. Çka kemi parë ne, kemi parë tmerr. Neve na kanë zgjedh prej burgjeve të tjera të Kosovës e na kanë dërguar në burgje të tjera, na kanë dërguar në Dubravë, aty dihet pse na kanë dërguar, për ta bërë masakrën ashtu siç e kanë planifikuar. Kemi qenë shumë të shtypur, të rrahur, e të maltretuar por megjithatë si dëshirë e jona kur ka bombarduar NATO-ja për herë të parë ka qenë data 19 maj në pavijonin C, ku janë plagosur 3-4 veta, aty kanë qenë të burgosurit të padënuar me aktakuza”, deklaroi ai.
Ramosaj është shprehur i bindur se të gjitha ndodhitë në atë burg, i ka të freskëta edhe tash pas 24 vjetëve.
“Në drejtim timin, unë kam qenë në pusetë. I kam të freskëta të gjitha, Më datën 19, masakra ka filluar dhe ka përfunduar më 24, ndërsa me datën 24 na kanë dërguar për Lipjan. Masakra që është bërë brenda, është bërë në çdo vend”.
“Me datën 21, prej mëngjesit deri në mbrëmje ka pasur të shtëna e bombardimeve të NATO-s, me datën 22 na është bërë masakra, na kanë thirr se na i hapëm dyert kur bombardoi NATO-ja por u frikësuan edhe gardianët, dhe njëri prej tyre na hapi hyrjen dhe dolëm në oborr të pavijonit”.
Ai thotë se kishin insistuar që të lirohen edhe të burgosurit nga dy pavijonet e tjerë.
“Ne kemi insistuar të hapen edhe dy pavijonet e tjera, pavijoni C dhe grupi i Gjakovës, ky i fundit nuk kanë pranuar të dalin fare ndërsa tjetri pavijon dolën. Për me ia lënë fajin NATO-s ata filluan ta bënin masakrën në të gjitha vrimat. Jemi afruar në pistën ku na thanë afrohuni, menjëherë sa jemi bërë rresht mirë, menjëherë kanë filluar të shtëna te tyre me të gjitha llojet e armëve, grupi i parë rreshti i parë të gjithë ata kush kanë vdek e kush plagos, nja 10 minuta kanë zgjatur të shtënat”.
“Shumica jemi shtrirë për tokë, ndërkohë janë ndalë ato, edhe prapë një shok tha të ikim tash, në atë ikje kanë gjuajtur sërish. Ne jemi shpërndarë nëpër nxemje qendrore, puseta. Të gjitha pusetat në Burgun e Dubravës ishin të mbushura”, shtoi më tej ai.
Janë shënuar 24 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës, njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi i Sllobodan Millosheviq.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zëdhënësi i LDK-së kërkon mobilizimin e mbështetësve për të siguruar fitoren në zgjedhje
Filipçe: Qeveria e RMV-së po humb shumë kohë për eurointegrimin, nuk shoh se ka përmirësim në rrugën drejt BE-së
126 mijë emigrantë kërkojnë të votojnë me postë, KQZ miraton 73 mijë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos