LAJMI I FUNDIT:

Mbi shtatë mijë fidanë të rinj gjelbërojnë Shkupin

Mbi shtatë mijë fidanë të rinj gjelbërojnë Shkupin

Në aksionin e vjeshtës për mbjellje që realizohet në këtë periudhë, ekipet e Qytetit të Shkupit dhe NP “Parqe dhe gjelbërime” kanë mbjell mbi 7.000 fidanë të rinj me cilësi të lartë në lokacione të ndryshme në të gjitha komunat e Shkupit.

Me aktivitetet e vjeshtës për gjelbërimin e Shkupit dhe rregullimin e sipërfaqeve të reja të gjelbra me fidanë të cilësisë së lartë, njoftuan sot nga Bashkiai Shkupit, janë zbukuruar pjesa më e madhe e bulevardeve dhe rrugëve të qytetit.


Si pjesë e aksionit janë mbjell fidanë të radhitur, janë përmbushur vendet ekztistuese, është rindërtuar pjesa e mesme e gjelbërimit nëpër bulevarde dhe janë rregulluar sipërfaqe të reja të gjelbra, si dhe sheshe të vogla të gjelbra.