Në Moffat të Skocisë do të zhvillohet një garë, ku pjesëmarrësit nisen në kërkim të metalit të çmuar-arit.

Kjo zonë është e njohur për floririn kualitativ dhe të shndritshëm, që kushton afro katër herë më shumë se masa e zakonshme që mund të blihet në treg, transmeton Telegrafi.


Mbi dhjetëmijë persona i hynë garës për të gjetur ari foto 2 Copëzat që do jenë të fshehura në tokë

Garuesit nuk do të kërkojnë për arin e vërtetë që ndodhet në tokë, por për copëzat e fshehura nëpër vende të ndryshme, për të cilat di vetëm organizatori dhe kujdestarët.

Gara do të zhvillohet në disiplina individuale dhe ekipore, ndërsa ata që i gjejnë i përfitojnë si shpërblim.

Mbi dhjetëmijë persona i hynë garës për të gjetur ari foto 3 Ari skocez që është katër herë më i shtrenjtë

Prej se është shpallur gara, të gjitha hotelet janë rezervuar, ndërsa pritet të jenë mbi dhjetëmijë persona të interesuar. /Telegrafi/