Mbi 80,000 euro është gjoba totale e propozuar për 23 persona nga Hasanbegu i Shkupit, të cilët më 13 prill nuk e respektuan orën policore, gjegjësisht kanë vepruar në kundërshtim me vendimin shtetëror për regjim special të lëvizjes në territorin e vendit.

Tre persona tashmë janë gjobitur me nga 5.000, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga Prokuroria Publike, të pandehurit janë identifikuar si persona të cilët më 13 prill rreth orës 22:00, gjatë orës policore, janë gjetur të grupuar jashtë shtëpive të tyre në Hasanbeg të Shkupit.

Prokurori kompetent i propozoi gjykatës të shqiptojë gjobë prej 100 gjobave ditore, ndërsa vlera e një gjobe të jetë 35 euro, në kundërvlerë të denarit.

Ndryshe, disa banorë të Hasanbegut protestuan pasi paraprakisht dy banorë të po të njëjtit fshat u arrestuan nga policia gjatë orës policore./Telegrafi/