LAJMI I FUNDIT:

Rukiqi ironizon me pagën e Gani Jakupit thotë se duhet hapur një ‘GoFundMe’

Rukiqi ironizon me pagën e Gani Jakupit thotë se duhet hapur një ‘GoFundMe’

Paga mujore prej 7 mijë e 500 euro e këshilltarit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Gani Jakupi, ka nxitur reagime të shumta.

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka ironizuar me pagën e tij, duke thënë se duhet hapur edhe një “GoFundMe për Ganiun”, e cila është platformë ku qytetarët mund të japin para për të, transmeton Telegrafi.


“E pyeta Chat GPT, çka është Paga modeste? Ja si u përgjigj: Paga modeste ” është një shprehje e përdorur për të përshkruar një pagë relativisht të ulët ose të konsiderohet e pakënaqshme në krahasim me standardet e përgjithshme të pagave. Kur e analizova këtë përgjigje dhe arsyetimet e Ministres, gati e fillova një GoFundMe, për Ganiun”, thotë Rukiqi në reagimin e bërë në Facebook.

Më tej, Rukiqi thotë se ministrja Gërvallla nuk e ka për detyrë të bëjë kategorizimin e pagave.

“Je e thirrur të bësh politike të jashtme. Prej që e ke marre detyrën, vetëm politike të jashtëm nuk ke bërë. P.sh në vend që të merresh me kategorizimin e pagave, merru me largimin e sanksioneve. Edhe te sanksionet e kemi një “dem modest”: rreth 300 milionë euro”, vijon reagimi.

Gërvalla e quan modeste pagën prej 7,500 euro të këshilltarit të MPJD-së, Gani Jakupi
Lexo po ashtu Gërvalla e quan modeste pagën prej 7,500 euro të këshilltarit të MPJD-së, Gani Jakupi

Ndryshe, sot ministrja e MPJD-së, Donika Gërvlla e ka quajtur modeste pagesën e Gani Jakupit.

“Jam shumë krenare që në këtë shumë modeste e cila nuk është pagë mujore, por që i përfshin shpenzimet e projektit njëvjeçar, në Afrikë e në shtete tjera…me shumë kënaqësi vij e ju tregoj këtu për këto kontrata. Në vend që të hidhet baltë në imazhin e personaliteteve të rëndësishme, ky vend do të duhej t’i falënderonte ata për përkushtimin. Nuk ka asnjë dilemë dhe asnjë mister rreth kontratës që është lidhur në misionin tonë”, kishte deklaruar ministrja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

Lajme
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme
Meloni reagon ndaj emisionit investigativ të Rai3: Linçoi Ramën se mbrojti Italinë

Meloni reagon ndaj emisionit investigativ të Rai3: Linçoi Ramën se mbrojti Italinë

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori