LAJMI I FUNDIT:

Mbi 60 punonjës shëndetësorë në Kosovë humbën jetën nga COVID-19, familjet e tyre pa përkujdesje nga shteti

Mbi 60 punonjës shëndetësorë në Kosovë humbën jetën nga COVID-19, familjet e tyre pa përkujdesje nga shteti

Rreth 60 punonjës shëndetësorë, prej tyre 18 mjekë, kanë humbur jetën gjatë luftës me pandeminë COVID-19 në Kosovë. Ata humbën betejën me sëmundjen derisa ishin në krye të detyrës, por familjet e tyre nuk kanë pranuar ndonjë ndihmë nga shteti.

Sipas të dhënave që ka Oda e Mjekëve të Kosovës, tri nga 18 familjet e mjekëve të cilën kanë vdekur nga COVID-19, kanë fëmijë të mitur, pra nën moshën 18 vjeçare dhe janë në gjendje më të rëndë financiare.


Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka thënë se disa herë është kontaktuar nga këto familje.

“Dy-tri herë jam kontaktuar nga këto familje të cilat, thënë kushtimisht kanë rënë në pozitën e lypësit, por që të interesohen se çka është duke ndodhë, pasi pozita e tyre nuk është e lakmueshme”, tha Sejdiu për RTV 21.

Oda e mjekëve të Kosovës secilës nga këto familje i ka ndihmuar me nga 1 mijë euro.

“Ne i kemi ndihmuar me një shumë financiare, nga 1 mijë euro, por ata kanë nevojë për një përkujdesje të vazhdueshme”, ka thënë Sejdiu.

Nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës kanë thënë po ashtu se një mbështetje e tillë duhet të ofrohet për familjet e punonjësve shëndetësor të cilët vdiqën në krye të detyrës.

“Realisht duhet ta kenë një mbështetje të tillë, sidomos ata fëmijë që janë nën 18 vjet. Punëtorë shëndetësor, pra të vijës shëndetësore, janë mbi 60 që e kanë humbur jetën gjatë pandemisë, e kemi bërë kërkesën që shteti ta realizoj përmes mekanizmave të vet, ose shkurt me ligj ta rregullojë”, thanë nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.

Nga Oda e Mjekëve të Kosovës kanë propozuar që familjeve të mjekëve që kanë humbur jetën tu vazhdohet paga bazë të cilën e kanë pasur mjekët.

“Ne kemi propozuar tu jepet rroga bazë e mjekut, që është rreth 600 euro, derisa të rregullohet përmes pensioneve. Bëhet fjalë për 6 mijë euro në muaj, e kjo është e barabartë me kabinetin e një zëvendësministri”, tha Sejdiu.

Sejdiu tha se ishte formuar një grup punues të cilët do të trajtonin çështjen e fëmijëve të mjekëve që kanë vdekur në krye të detyrës.

“Çuditërisht në momentin kur janë shpallur rezultatet e zgjedhjeve të reja, komisioni ka konstatuar, përkundër refuzimit tonë, se nuk ka bazë ligjore”, u shpreh ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori