LAJMI I FUNDIT:

Mbi 5.000 raste aktive me coronavirus në Maqedoni

Mbi 5.000 raste aktive me coronavirus në Maqedoni

Deri më tani, në vend nuk është regjistruar asnjë rast me llojin omicron të Covid-19. Lloji delta është ende dominuese, si në vendin tonë ashtu edhe në disa nga vendet e rajonit.

Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 5.620 pacientë.

Më shumë raste aktive ka në Shkup-2.739, Manastir-484 dhe Prilep-348.


Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 361 raste të reja me Covid-19 nga 3.028 testime të kryera. 433 pacientë u shëruan dhe tetë vdiqën.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 218.723, ndërsa prej tyre 205.303 janë shëruar dhe 7.710 kanë humbur jetën./Telegrafi/