LAJMI I FUNDIT:

Mbi 40 biznese nga Kosova marrin pjesë në forumin për zgjerim të bashkëpunimit

Mbi 40 biznese nga Kosova marrin pjesë në forumin për zgjerim të bashkëpunimit

Me iniciativë dhe ftesë nga ProCredit Holding, aksionari kryesor i Bankës ProCredit Kosovë, më shumë se 500 biznese nga sektorët e prodhimit dhe shpërndarjes nga vendet e rajonit si Shqipëri, Maqedoni, Serbi, Greqi, Bullgari, Ukrainë, Gjeorgji etj, përfshirë këtu edhe 40 biznese nga Kosova janë takuar në Selanik të Greqisë në një forum të përbashkët rajonal me të vetmin qëllim që të krijohen relacione të reja dhe të forcohen marrëdhëniet ndërkombëtare afariste të klientëve të biznesit.
Si grup i bankave të specializuar në mbështetjen e bizneseve, ProCredit Holding ndërmori këtë iniciativë bazuar në rëndësinë e vendosjes së kontakteve dhe partneriteteve të reja si pjesë esenciale e zhvillimit të bizneseve nga rajoni.

“Pikërisht ky takim rajonal është në frymën e mbështetjes së bizneseve nga Bankat ProCredit. Ne kemi krijuar infrastrukturë efikase të bankimit rajonal, çka e lehtëson bashkëpunimin e bizneseve në nivel rajoni”, ka deklaruar Ilir I. Aliu, Drejtor Gjeneral në Bankën ProCredit në Kosovë.


Në anën tjetër Borislav Konstandinov anëtar i Bordit Menaxhues të ProCredit Holding dhe Kryetar i Bordit të Drejtorëve të ProCredit Bank në Kosovë deklaroi “ Ne shpresojmë se ky forum do të jetë edhe një burim stabiliteti për klientët tanë të biznesit. Ne kemi për qëllim që të ndihmojmë krijimin e lidhjeve të ngushta afariste dhe identifikimin e mundësive të biznesit edhe përtej-kufirit me qëllim që të mund të ketë bashkëpunim me sukses në rajon dhe në Evropë, si tërësi.

Përveç iniciativave të tilla, hap konkret është ndërmarrë edhe në lehtësim të kryerjes së transferteve ndërkombëtare, ku Banka ProCredit në Gjermani është banka e vetme korrespodente për transfertet për tërë grupin e bankave ProCredit, që siguron që transfertet të kryhen shpejt, në mënyrë efektive dhe me çmime të ulëta, çmime këto më të ulëtat në rajon.

Për më shumë, gjatë këtij forumi Fondi Evropian për Investime (EIF) përfaqësuar nga Drejtori Gjeneral Pier Luigi Gilibert dhe Borislav Konstandinov anëtar i Bordit Menaxhues të ProCredit Holding kanë nënshkruar një marrëveshje garancie prej 20 milionë euro për të mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM-të) përmes bankës ProCredit në Greqi e cila filloi ofrimin e shërbimeve bankare në Nëntor të vitit 2015.

Garancia bankare është në kuadër të financimit InnovFin – BE për inovatorët, një iniciativë kjo e mbështetur nga Komisioni Evropian. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
Veç thuj ej, EI Taxi është knej

Veç thuj ej, EI Taxi është knej

El Taxi
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

99esim.com
Kalo në kategori