Një ngjarje në Australi solli një ansambël prej 374 lojtarësh të bagpipe (instrument me frymë ) që luajtën këngën “It's a Long Way to the Top (If You Wanna Rock 'n' Roll)” të AC/DC, duke thyer një rekord botëror në proces.

The Great Melbourne Bagpipe Bash në Victoria mblodhi 374 muzikantë për të performuar këngën në Federation Square, vetëm disa rrugë larg vendit ku u xhirua videoklipi origjinal i bendit australian në vitin 1976.


Kevin Conlon dhe Les Kenfield, anëtarë të Rats of Tobruk Pipe Band që shfaqeshin në videoklipin origjinal, morën pjesë në përpjekjen për rekord.

Rekordi i mëparshëm i Guinness World Record për ansamblin më të madh të bagpipe-it ishte vendosur nga 333 muzikantë që luajtën së bashku në Bullgari në vitin 2012. /Telegrafi/