LAJMI I FUNDIT:

Mbi 30 të infektuar me COVID-19 në shkollat dhe çerdhet e Tetovës

Mbi 30 të infektuar me COVID-19 në shkollat dhe çerdhet e Tetovës

Siç njofton Shtabi i Krizës në Tetovë, në shkollat dhe çerdhet në Komunën e Tetovës janë regjistruar 31 të infektuar me COVID-19. Para një jave shtabi rekomandoi, ndërsa sot mori vendim që të gjithë mësimdhënësit që ligjërojnë online në shkolla të punojnë nga shtëpia.

“Në çerdhen ‘Rinia’ në Tetovë, procesin edukuese momentalisht e mbajnë 312 fëmijë, ndërsa tre kujdestare janë të infektuara dhe në izolim shtëpiak. Në shkollat fillore 11 mësues dhe 5 nxënës janë të infektuar dhe si rezultat i kësaj, pesë klasa ndodhen në izolim. Në shkollat e mesme të Tetovës 12 profesorë janë infektuar me COVID-19”, njofton Shtabi i Krizës.


Ata potencojnë se Tetova gjatë valës së vjeshtës shënon pikun dhe se ka numër të madh të të infektuarve.

“Të mbrojmë dhe ta ruajmë shëndetin dhe maturinë tonë në mënyrë që sakrificat që po bëjmë sot, të jenë një parakusht për një të ardhme më të sigurt në mesin e prindërve, miqve dhe të afërmve tanë”, thotë kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori