Mbi 200 mijë qytetarë kanë përfituar direkt nga investimet e KEDS-it të kryera gjatë vitit 2019. Ky vit ka qenë periudha me më së shumti realizime të projekteve investuese në nivel të Kosovës, që nga fillimi i operimit të kompanisë.
“Fokusi i investimeve ishte në lokalitetet ku gjendja e trashëguar e rrjetit distributiv ishte në gjendje më të rëndë. Specifikisht, numri më i madh i projekteve u relaizua në Podujevë, Drenas, Prishtinë, Ferizaj, Deçan, Fushë- Kosovë dhe Gjakovë.
KEDS në këto rajone ka zbatuar projekte të mëdha investive që drejtpërdrejt ndikojnë në furnizim kualitativ e stabil për ekonomitë familjare dhe biznesore në këto anë. Rrjeti elektrik në këto lokalitete tashmë ka pamje tjetër, në standardet më të larta.
Kostoja totale e realizimit të këtyre projekteve kap shifrën 16,6 milionë euro, prej tyre mbi 11 milionë euro janë për tensionin e ulët dhe mbi 5,5 milionë euro për tensionin e mesëm.
Kjo shumë ka bërë që të shtrihen mbi 1200 kilomentra rrjet të ri të të gjitha llojeve të rrjetit distributiv, duke përfshirë edhe vendosjen e afro 400 trafove”, thuhet në njoftimin për media.
KEDS që nga privatizimi i distribucionit ka bërë shumë investime në sistemin e rrjetit elektrik në Kosovë dhe kjo ka ndikuar dukshëm në cilësinë dhe furnizim të rregullt me energji elektrike.
KEDS ka marrë përsipër që për 15 vjet të investojë 300 milionë euro.
KEDS për 6 vjet ka investuar 146 milionë euro. Ka realizuar 714 projekte investive në rrjetin e tensionit të ulët dhe të mesëm dhe 816 projekte në përforcimin e rrjetit dhe mirëmbajte. Gjatë kësaj periudhe përfituan direkt 140 mijë konsumatorë apo mbi gjysmë milioni qytetarë të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi