LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica -2° clearsky_night

Mbi 2 mijë prona barten zyrtarisht në pronësi të “Trepçës”, cilësohet si hap historik

Mbi 2 mijë prona barten zyrtarisht në pronësi të “Trepçës”, cilësohet si hap historik
Ndërmarrja publike "Trepça"

Sot janë dorëzuar certifikatat e pronësisë për të gjitha pronat e ndërmarrjes publike “Trepça”, përmes një takimi zyrtar mes drejtorit ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti dhe u.d. kryeshefit ekzekutiv të “Trepçës”, Faton Ahmeti.

Sipas njoftimit, pronat e “Trepçës” kanë qenë të shpërndara nën 273 emërtime të ndryshme, duke e bërë të vështirë administrimin dhe zhvillimin e tyre pas luftës, shkruan Telegrafi.

Bëhet e ditur se dy mijë e 133 prona janë bartur zyrtarisht në emër të ndërmarrjes publike dhe se 12.6 km² tokë është e konsoliduar nën pronësinë e “Trepçës”.


“Për herë të parë pas luftës, po krijohet një regjistër i plotë dhe i detajuar për të gjitha pronat në Kosovë. Ky është një hap thelbësor për transparencën dhe menaxhimin strategjik të pasurisë së Trepçës”, thuhet në njoftim.

Pamje nga takimi

Tutje thuhet se ky proces do të vazhdojë edhe më tej për të përfshirë pronat e tjera që ende nuk janë regjistruar.

“Ky është një hap i rëndësishëm që forcon menaxhimin dhe zhvillimin strategjik të Trepçës, duke krijuar mundësi të reja për investime dhe rritje të qëndrueshme”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Gjesti i grisi fotografinë që ia bëri Jozi - Valbona shpërthen në lot

Gjesti i grisi fotografinë që ia bëri Jozi - Valbona shpërthen në lot

Magazina
Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

La Liga
Termi i popullarizuar

Termi i popullarizuar "Nub" të cilin Gjesti "e bëri të famshëm", por cili është kuptimi i kësaj fjale?

Magazina
I dërguari i Trumpit i përgjigjet idesë së Zelenskyt për t'i dhënë Ukrainës armë bërthamore

I dërguari i Trumpit i përgjigjet idesë së Zelenskyt për t'i dhënë Ukrainës armë bërthamore

Evropa

"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes

Magazina
Kalo në kategori