Mbi 1500 pamfleta në gjuhën serbe e që nxisin urrejtje janë konfiskuar nga policia në veri.
Lidhur me rastin, policia tashmë ka arrestuar një person.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë për Telegrafin se një i mitur është hasur duke ngjitur pamflete me gjuhë të urrejtjes.
“Rreth orës 01.00 në mëngjes, një person është has duke ngjit disa pamflete që pas verifikimit ka sjell deri tek inicimi i rastit nxitje e urrejtjes. Ky person me urdhër të Prokurorit është ndalu dhe deri tani janë identifiku edhe katër persona të tjerë. Tre nga ta janë intervistuar, janë gjetur prova materiale që e mbështesin veprën nxitje e urrejtjes dhe momentalisht jemi duke punuar në drejtim të asaj që të intervistohet edhe personi i 5-të në lidhje me këtë rast”, u shpreh ai.
Tutje, Elshani tha se përveç personit të parë që është arrestuar, të tjerët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Të gjithë personat e identifikuar apo të intervistuar (duke përfshirë edhe të ndaluarin) janë të mitur. Mbi 1500 kësi pamfleteve janë konfiskuar”, theksoi ai.
Po ashtu, Elshani tha se katër bastisje janë zhvilluar deri tani, tri në Mitrovicë veri, dhe një në Zubin Potok.
Ndryshe, para disa ditësh në veri janë shfaqur disa pankarta me imazhin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me mbishkrimin: “Komandant Suprem, ju presim”, u vendosën edhe para disa ditëve në veri.
Përveç në Mitrovicën e Veriut, këto pamflete u shfaqën gjatë fundjavës edhe në tri komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.
Prokuroria kishte njoftuar se ka nisur hetimet mbi rastet, por që deri tani nuk ka diçka zyrtare se kush qëndroi prapa atyre pamfleteve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Në këto zona në Prishtinë, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm

Ruzhin: Maqedonia është në një situatë të vështirë, nga njëra anë ka ambicie evropiane, nga ana tjetër SHBA-të i ka aleate

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Shqipëria me buxhet 7.1 miliardë euro por investimet mbeten prapa

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania