Në Komunën e Prishtinës ka një javë që tashmë janë rritur rastet e të infektuarve me COVID-19 dhe aktualisht janë edhe 94 raste aktive me COVID-19, ndërkaq priten rezultate për mbi 100 mostra të marra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Drejtori për Shëndetësi në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi ka thënë për Telegrafin se janë duke pritur rezultatet për 80 persona të cilëve u janë marrë mostrat sot dhe disa të tjerëve që u janë marrë mostrat gjatë fundjavës.
Gashi tha se në bazë të prioritetit, IKSHPK teston ato mostra, duke shtuar se në total janë mbi 100 persona që po presin të dalin rezultatet gjatë ditëve në vijim.
“Po çdo ditë janë marrë diku 80 apo 100 mostra, ndërkaq ka raste ende nga e premtja, e shtuna dhe e diela që po presin të dalin rezultatet kjo për shkak se testimet bëhen në bazë të prioriteteve. Por, janë mbi 100 raste për të cilat po presim rezultate, përfshirë edhe 80 mostra që janë marrë sot”, tha Gashi për Telegrafin.
Drejtori i Shëndetësisë ka thënë se gjendja e të gjithë të infektuarve për momentin është stabile.
“Kryesisht të gjithë të infektuarit janë në gjendje të mirë. Ne kemi vazhdimisht kontakt me ta, i kemi 5 raste duke u trajtuar në Klinikën Infektive, ndërsa rastet tjera janë nëpër shtëpi të tyre, në gjendje stabile”, tha Gashi.
Ndërkaq, nga data 08 shkurt deri më 14 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 18.512 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.486 raste, nga të cilët janë 33 raste të vdekjes që kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrur të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.
Ndryshe, Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike të Kosovës, duke pasur parasysh se në javën e fundit ka rritje të rasteve pozitive që në intensitet krahasohen me mesin e muajit prill dhe kemi raste te punëtorët e organizatave publike e private, si Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeria e Arteve, institucione bankare, shëndetësore, agjensione, kompani tregtare dhe biznese private, ka rekomanduar që Ministria e Shëndetësisë të mbyllë sektorët ku ka raste pozitive dhe të gjitha rastet pozitive dhe kontaktet e tyre të mbahen në vetizolim, ndërsa BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!
“Këto ditë vërehet fluks i shtuar i lëvizjes së qytetarëve kudo nëpër Kosovë. Kjo është sjellje e rrezikshme dhe lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë me mbajtjen e distancimit fizik dhe mbajtjen e maskave në vendet publike”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pensionet e marsit më të larta për 2.500 denarë, rritje do të kenë mbi 300 mijë pensionistë

Ambasadori francez: Ishte i papritur vendimi i Maqedonisë së Veriut për të votuar rezolutat e Ukrainës në OKB

Veliaj akuzon Dadon: Përndjekësi i familjes më ka ndaluar çdo takim, është vegël e Berishës

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për kanosje në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe