LAJMI I FUNDIT:

Mbi 100 mijë qytetarë të Kosovës vaksinohen kundër COVID-19

Mbi 100 mijë qytetarë të Kosovës vaksinohen kundër COVID-19

Ndërsa vetëm në sallën “1 Tetori” në Prishtinë gjatë paradites së të hënës janë vaksinuar 287 qytetarë, kurse në nivel vendi janë rreth 1600 persona të cilët morën vaksinën kundër COVID-19. Kështu ka bërë të ditur koordinatori i Qendrës “1 Tetori”, në Prishtinë, Bardhi Nimani.

“Edhe sot është duke vazhduar procesi i vaksinimit në sallën ‘1 Tetori’ po ashtu edhe në nivel vendi. Aktualisht deri në këto raste kemi 287 të vaksinuar në sallën ‘1 Tetori’ kurse në vend i kemi rreth 1680 persona. Nëse i referohemi totalit të përgjithshëm në nivel vendi nga procesi i fillimit e deri më tani kemi rreth 101 mijë e 100 vaksina të realizuar në tërë Republikën e Kosovës.

Bardhi tha edhe se në sallën “1 Tetori” në Prishtinë janë bërë të gjitha përgatitjet për vaksinimin masiv që do të filloj të martën. Kurse lidhur me kategorizimin e vaksinimit ai tha se vendos komuniteti për imunizim të popullatës.


“Lidhur me kategorizimin e tyre vendos komuniteti i për imunizim të popullatës, e drejta e qytetarëve është për të aplikuar, ndërsa çështja e zbatimit të vaksinimit varet mbi bazën e vendimit që merr komuniteti për imunizim të popullatës[…]Salla 1 tetori me 15 dhoma është e gatshme dhe me 15 ekipe paradite dhe 15 pasdite në varësi dhe fluksit që do të jetë i qytetarëve ne jemi të gatshëm”, tha Bardhi në konferencën për media.

Ndërkohë që qytetarët të cilët morën vaksinën sot në sallën “1 Tetori” kanë bërë thirrje që të gjithë të marrin vaksinën antiCOVID-19.

Avdyl Sabedini pasi mori vaksinën tha për KosovaPress se ndihet mirë dhe se të gjithë duhet ta marrin atë.

“Njëherë po ndihem mirë. Iu bëjë thirrje gjithëve më ardh me marrë vaksinën antiCOVID-19 dhe është për të mirën e të gjithëve”, tha ai.

Edhe Fatmir Makolli bëri thirrje për vaksinim duke thënë se një gjë e tillë është e domosdoshme.

“Unë po ndihem shumë mirë, dhe nuk kam asnjë ndryshim. Apeloj që të mbajnë në rregull, të vijnë në vaksinim sepse është e domosdoshme, e gjithë bota po e bënë dhe nuk mund të veçohet askush jashtë këtij procesi. Të vijnë të gjithë dhe të presin në rend dhe të tregojnë gjithçka që pyet mjeku sepse ne fshehim diçka prej mjekut. Ai të pyet për gjithçka dhe për t’iu ikur pasojave duhet t’i tregosh gjithçka mjekut[…]të jeni të durueshëm sepse tani ka rregull të jashtëzakonshëm”, tha Makolli.

Qytetarja, Diana Tirana me padurim kishte pritur thirrjen nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) për vaksinim.

“Sapo u vaksinova dhe momentalisht po ndihem shumë mirë. Mezi e prita thirrjen nga IKSHPK, kështu që gjithë qytetarëve iu bëjë thirrje që të vijën dhe të vaksinohen dhe të evitojnë sëmundjen që të mos infektohen”, tha ajo. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Kalo në kategori