Eve Lott nga Londra, që kishte mbetur vetëm për pesë minuta, gjeti një ngjyrë të kaltër dhe nisi të lyej fytyrën dhe duart, që të kthehet sikur personazhi i preferuar nga filmi i animuar ‘Smurfs’.

Meqenëse trevjeçarja ishte e qetë, prindërit nuk shkuan ta kërkonin për të parë se çfarë po bënte, derisa u nis për në pasqyrë që të shikonte si dukej, transmeton Telegrafi.


Mbeti foto 2 Vogëlushja e lyer me ngjyrë

“Nuk i besoja syve, se ishte krejtësisht e kaltër. Fillimisht më frikësoi, por ajo ishte e gëzuar që dukej sikur Smurfette”, ka thënë nëna e Eve.

Mbeti foto 3 Smurfette, personazhi saj i preferuar

Pas dy orëve larje në banjë të nxehtë dhe përdorimit të disa produkteve për pastrim, lëkura saj më në fund është pastruar dhe iu kthye normalitetit.

Mbeti foto 4 Pas dy orëve pastrim

“Kisha frikë se mund t’i infektohen sytë, por nuk ka pësuar ndonjë efekt anësor. Madje, nuk preku as muret apo ndonjë orendi”, ka përfunduar rrëfimi saj. /Telegrafi/