Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka propozuar që viti i ri shkollor 2020/2021 në Kosovë të fillojë me dy faza.
Faza e parë ku përfshihen klasat 0, 1, 2, 3, 6, 10 do të nisë më 14 shtator, në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës.
Sipas propozimit nga MASH, klasat 4 dhe 5 do të fillojnë mësimin tërësisht në shkollë ose me mësim të kombinuar, varësisht nga kapaciteti i shkollës, vlerësuar nga Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe institucionet arsimore.
Faza e dytë ku përshihen klasat 7, 8, 9, dhe 11, 12 do të fillojnë mësimin më 21 shtator. Këto klasa do të vijojnë mësimin dy ditë në shkollë dhe tri ditë online/në distancë. Por, MASH ende nuk ka marrë vendim lidhur me këto propozime.
“Vendimi për fillimin e vitit të ri shkollor do të merret në bashkëpunim të plotë me MSh-në dhe IKShPK-në, DKA-të, Këshillin e Prindërve dhe SBAShK-un, në bazë të vlerësimit të situatës epidemiologjike në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.
I pyetur se kur pritet që MASH-i të marrë vendim lidhur me këto propozime, Enver Osdautaj këshilltar i ministrit Ramë Likaj, ka thënë për Telegrafin se me kohë do të njoftohemi për vendimet.
“Me kohë do të informoheni për të gjitha vendimet”, tha Osdautaj.
E për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh edhe anëtar i Komisionit për Arsim, Fitim Uka, këto propozime janë krijuar ad hoc dhe pa asnjë analizë të mirëfilltë.
Uka në një prononcim për Telegrafin, është shprehur skeptik se mësimi do të filloj më 14 shtator, siç është paralajmëruar.
“Kjo qeverisje, që nga fillimi ka treguar joseriozitet në trajtimin e arsimit. Fakti që është shkurtuar buxheti për 12.5 milion euro e tregon më së miri këtë. Ndërkaq, nuk më habit aspak që kjo qeveri dhe ky ministër nuk e kanë idenë si do të filloj mësimi, sepse mendjen e kanë te pazaret politike e punësimi i ndonjë militanti partiak. Kur nuk arritën të fillojnë mësimin në kohë edhe pas kaq muajsh që kishin në dispozicion për t’u përgatitur, jam skeptik që do të fillojnë tash”, ka thënë Uka për Telegrafin.
Deputeti i LVV-së, ka shtuar se zvarritja e afateve kohore për ta është e papranueshme.
“Mezi presim që ta kemi në interpelancë këtë ministër për t’ia numëruar të gjitha gabimet”, u shpreh Uka.
Duke folur rreth propozimit të MASH-it që klasat 7, 8, 9, dhe 11, 12 të vijojnë mësimin dy ditë në shkollë dhe tri ditë online/në distancë, Uka tha se ky propozim është i predispozuar të dështojë.
“Ky është një nga disa plane të dështuara që ky ministër i ka propozuar si zgjidhje. Prandaj me të drejtë jemi skeptik dhe shpresojmë që nxënësit nuk do të pësojnë nga injoranca e kësaj udhëheqje”, tha Uka.
Deputetja e PDK-së, njëherit edhe anëtare e Komisionit për Arsim, Eliza Hoxha ka thënë për Telegrafin se shtyrja e mësimit në vazhdimësi tash e sa herë thjeshtë reflekton mos organizimin e duhur të MASH-it dhe normalisht kjo do të ketë konsekuenca për fëmijët por edhe prindërit.
“Që nga qershori kjo Qeveri e ka ditur që në shtator duhet të filloj viti i ri shkollor, dhe me këtë duhej një strategji se si të bashkjetojmë në pandeminë dhe t’i kthehemi jetës normale. Kjo për faktin që hapja e jetës publike veç ka ndodhur dhe kjo e ka shkaktuar edhe rritjen e të infektuarve gjë që krijon rëndesë shtesë psikologjike duke e vënë në pikëpyetje idenë e hapjes së shkollave”, tha Hoxha.
Ajo shtoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës është vonuar në shumë hapa.
“Si e para afër 12% e nxënësve në Kosovë nuk e kanë ndjekur fare mësimin dhe kjo do duhej të rikuperohej që ata nxënës të kenë mundësi të vazhdojnë mësimin me hap të njëjtë me bashkëmoshatarët e tyre. Ne si komision kemi parë një vullnet të ministrit Ramë Likaj për t’i adresuar këto problematika dhe për ta nisur procesin mësimor me mundësi kthimi në shkolla. Por, gjithçka siç shihet është shumë vonë sepse edhe pas përfundimit të manualit dhe skenarëve për kthim total ose parcial në shkolla, shumë prej tyre nuk janë ende gati as me riorganizimin, as me shenjëzimin e as me menaxhimin e shtimin e nivelit të higjienës”, u shpreh Hoxha.
Deputetja theksoi se PDK ka qenë proaktive edhe në Komisionin për Arsim, duke dhënë edhe ide dhe këshilla se si mund të dilet nga situata, duke i theksuar nevojat dhe rrethanat e reja lidhur me arsimin në Kosovë në kohë pandemie si dhe mënyrat e mundshme të normalizimit të situatës për të ardhmen.
E pyetur rreth propozimit të MASH-it që disa klasa të vijojnë mësimin dy ditë në shkolla dhe tri të tjera në distancë/online, deputetja Eliza Hoxha tha se ky propozim do të ketë dy anë të medaljes.
“Pavarësisht që edhe në nivel global e edhe në Kosovë është rekomanduar skenari i kombinuar me pak angazhim në shkollë dhe një pjesë të angazhimit në shtëpi, rreziku ekziston nëse do të funksionojë dhe si do të funksionojë ky skenar, i cili siç e dimë ka qenë i preferuari edhe i kësaj Qeverie. Personalisht për mua dhe PDK-në brengë e përgjithshme mbetet aspekti i nxënies së diturisë nga kjo gjeneratë dhe ideja kryesore është se çfarë duhet të bëhet që të mos ketë ngecje dhe pasoja në të ardhmen”, u shpreh Hoxha.
Ajo theksoi se fëmijët më të rritur e kanë shumë më të lehtë të kuptojnë rrezikun, sjelljen karshi rrethanave të reja, kujdesin e shtuar andaj Hoxha shton se nuk e kupton pse fëmijët më të vegjël do të jenë në shollë gjatë gjithë kohës e këta më të rritur vetëm dy ditë.
“Virusi është aty për të gjithë njësoj si dy ditë si pesë ditë në javë. Andaj kjo qasje selektive moshore e bënë këtë Qeveri pa vizion të qartë se si ta normalizojë procesin dhe si t’i rikuperojnë dëmet e mësimit online gjatë gjysmë vjetorit të kaluar”, tha Hoxha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët