LAJMI I FUNDIT:

I mbeten kikirikët në fyt, i shpëtohet jeta fëmijës 2 vjeç në QKUK

I mbeten kikirikët në fyt, i shpëtohet jeta fëmijës 2 vjeç në QKUK

Në Klinikën e Otorinolaringologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, i është shpëtuar jeta fëmijës N.G (2018).

“Mjekët e ORL-së, në bashkëpunim me ata të Klinikës së Anesteziologjisë e Reanimacionit dhe Klinikës së Pediatrisë, arritën që pas intervenimeve ta shpëtojnë foshnjën 14 muajshe.


Ajo kishte përbirë kikirikë, copëza të së cilëve i kishin mbetur në fyt. Duke parë gjendjen e fëmijës, prindërit fillimisht ishin drejtuar në Klinikën e Pediatrisë, ndërkohë fëmijës po i shtoheshin problemet me frymëmarrje, me rekomandim të mjekut pediatër, fëmija drejtohet në Klinikën e ORL-së.

Pas konsultimit ndërmjet mjekëve të tre klinikave, në mënyrë konsiliare vendoset që fëmijës t’i bëhet trakio bronkoskopi (ndërhyrje në rrugët e frymëmarrjes)”, thuhet në njoftimin për media.

Pasi ishte ftuar edhe ekipi shtesë i ORL-së, për të asistuar në kryerjen e kësaj procedure, fëmijës i hiqen 4 copëza kikiriki dhe i lirohen rrugët e frymëmarrjes.

Për të gjitha këto procedura ishte marrë pëlqimi nga ana e familjarëve.

Kjo procedurë është kryer me aparaturën e re të bronkoskopisë, me të cilën është furnizuar së fundmi Klinika e ORL-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori