Mbërrin në Kriva Pallanka ''Mercedesi i Gruevskit'' (Foto)

Afera e përgjimeve të Maqedonisë la shumë ''pasoja'' për pushtetin. Në 'bombat' e opozitës maqedonase u dëgjua se ish-kryeministri i Maqedonisë dhe kryetari aktual i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski ka porositur një mercedes shumë të shtrenjtë, që kushtoi, hiç më pak se 600 mijë euro, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Kjo veturë super e shtrenjtë tani është bërë hit tek qytetarët dhe për këtë disa aktivist të shoqërisë civile e kanë përdorur si arsye për ta diskredituar Gruevskin.
''Mercedesi'' i tij ka bërë xhiro në disa qytete nëpër Maqedoni dhe dje ka qenë edhe në qytetin e vogël të Kriva Pallankës./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
17/11/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
























































