LAJMI I FUNDIT:

Mbahet takimi kundër trafikimit të armëve të vogla dhe të lehta në Ballkanin Perëndimor

Mbahet takimi kundër trafikimit të armëve të vogla dhe të lehta në Ballkanin Perëndimor

Anëtari i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), prokurori Zejnullah Gashi, po merr pjesë së bashku me përfaqësues të Policisë së Kosovës në takimin e tretë rajonal kundër trafikimit të armëve të vogla dhe të lehta në Ballkanin Perëndimor, eveniment ky i radhës, i cili është organizuar përmes komunikimit në distancë nga Bashkimi Evropian (BE).

Qëllimi i mbajtjes së këtij takimi është zbatimi i vazhdueshëm i Udhëzuesit për zgjidhje të qëndrueshme lidhur me mbajtjen e paligjshme, keqpërdorimin dhe trafikimin e armëve të vogla dhe të lehta dhe municioneve të tyre në Ballkanin Perëndimor deri në vitin 2024.


Në sesionet e tij po marrin pjesë përfaqësues të BE-së, Këshillit për Bashkëpunim Rajonal dhe ministrive të punëve të brendshme të shteteve të Evropës Juglindore dhe Lindore, si dhe përfaqësues të sistemeve të drejtësisë, të cilët kanë raportuar për zbatimin e këtij udhëzuesi në vendet e tyre.

Gashi, do të raportojë para pjesëmarrësve për trajtimin nga prokuroritë e Kosovës të veprave penale të mbajtjes së paligjshme dhe trafikimit të armëve, me fokus të veçantë për rëndësinë e mekanizmit përcjellës për veprat penale karakteristike, përfshirë këtu pashmangshëm edhe armët e vogla dhe të lehta, si dhe përshtatjen e këtij udhëzuesi me juridiksionin e shtetit të Kosovës.

Rrjedhimisht, në të gjitha sesionet e forumit deri tashti janë diskutuar progresi, sfidat dhe nevojat e vendeve pjesëmarrëse, si dhe është bërë prezantimi i planit të veprimit të këtyre vendeve që veprojnë në kuadër të këtij projekti, përfshirë përparimin në qëllimet e përcaktuara dhe nevojat e identifikuara.

Po ashtu pjesëmarrësit janë pajtuar që mekanizmat kombëtarë dhe ndërkombëtarë të angazhohen fuqishëm për të siguruar një mbështetje të planifikuar për zbatimin e këtij udhërrëfyesi, të monitorojnë implementimin e gjetjeve rajonale dhe të bëjnë prezantimin e vazhdueshëm të treguesve kryesorë të performancës.

Me anë të këtij projekti, BE-ja synon të eliminojë qarkullimin e paligjshëm të armëve të kalibrit të vogël në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që krijohet një siguri më e lartë në nivelin evropian. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Jehona Hulaj
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Lugina
Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Lajme
Kalo në kategori