LAJMI I FUNDIT:

Mbahet mend si aktore në filmin “Juno”, sot Elliot Page tregon me krenari trupin e tij si mashkull

Mbahet mend si aktore në filmin “Juno”, sot Elliot Page tregon me krenari trupin e tij si mashkull
(Foto: NRI Vision/Instagram/elliotpage)

Ylli i filmit “Juno” që e kujtojmë si aktore Ellen, në vitin 2020 pranoi publikisht se ishte një person transgjinor dhe u identifikua si mashkull. Më pas Ellen kërkoi që t’i drejtoheshin si Elliot Page dhe sot nuk e fsheh faktin se ndihet mirë në lëkurën e vet.

Gjegjësisht, pasi Elliot Page u shfaq me kostum në edicionin e sivjetmë të ‘Oscars’ (për nder të 15 vjetorit të filmit fitues të çmimeve, “Juno”), befasoi shumë njerëz.

Derisa disa pyesnin veten se nga u dukej i njohur, të tjerët e dinin se për kë bëhej fjalë. Megjithatë, Elliot pranoi se shfaqja në ‘Oscars’ ishte një moment i veçantë lumturie personale për të dhe se tani ndihet më mirë se kurrë.


“Unë e di se çfarë sfidash kam kaluar dhe sa e vështirë ka qenë për mua. Sot ndihem më mirë se kurrë. Ndihem ashtu siç nuk e kisha menduar kurrë”, është shprehur Elliot që u ngjit në skenë me JK Simmons dhe Jennifer Garner, me të cilët dha çmimet për skenarin më të mirë origjinal.

Tash 35 vjeç, pranoi se për të, përkufizimi i lumturisë është se mund të ekzistojë në një hapësirë pa ankth të vazhdueshëm, duke falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë rrugës.

View this post on Instagram

A post shared by @elliotpage

“Nuk mund ta imagjinoj se sa e jashtëzakonshme është të dua më në fund atë që jam”, ka shtuar tutje.

Elliot i është nënshtruar një operacioni për heqjen e gjoksit dhe rindërtimin e tyre për të arritur një pamje më mashkullore. Sot e tregon me krenari trupin dhe plagët pas operacionit janë ende pak të dukshme.

Në një rast në të kaluarën, kishte pranuar se ishte ndier si djalë që në moshën nëntëvjeçare dhe nuk e fshehu faktin se kishte probleme me shëndetin mendor derisa “doli nga trupi i femrës”.

Vitin e kaluar u shkurorëzua nga Emma Portner, me të cilën ishte i martuar për tre vite. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by @elliotpage

Në trend Magazina

Më shumë

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Magazina
Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Magazina
Cilat mund të kenë qenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Cilat mund të kenë qenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Magazina
Egla Ceno i del në përkrahje Gjestit: Disa e kanë

Egla Ceno i del në përkrahje Gjestit: Disa e kanë "frikë" dhe i afrohen, disa nuk guxojnë as ta nxjerrin në nominim

Magazina
Shokon Redoni: Mesazhin në 'Big Love' për Eglin nuk e kam dërguar unë, më kanë përdorur emrin tim

Shokon Redoni: Mesazhin në 'Big Love' për Eglin nuk e kam dërguar unë, më kanë përdorur emrin tim

Magazina
Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Magazina
Kalo në kategori