LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 12° cloudy

Mbahet Kuvendi i rregullt i shoqatës “Esnaf”, zgjedhet Bordi i ri Drejtues

Mbahet Kuvendi i rregullt i shoqatës “Esnaf”, zgjedhet Bordi i ri Drejtues

Bordi i ri Drejtues i shoqatës së biznesmenëve dhe zejtarëve “Esnaf” është zgjedhur në Kuvendin e rregullt të mbajtur të dielën në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren.

Në këtë organizim zgjedhor anëtarësia  ka votuar për kandidatët e tyre të preferuar që do ta drejtojnë shoqatën gjatë këtij mandati.

Paraprakisht kryetari aktual i shoqatës, Varis Xhejlani ka paraqitur raportin e punës, duke theksuar se gjatë mandatit të shkuar ka pasur të arritura të shumta.


“Në këto katër vitet e fundit shoqata ‘Esnaf’ ka bërë punë jashtëzakonisht të madhe për të qenë zëri i biznesit në Komunën e Prizrenit dhe më gjerë. Kemi organizuar takime të shumta, pastaj panaire, trajnime e seminare të ndryshme, kemi organizuar vizita jashtë vendit, kemi pritur mysafirë të shumtë, si dhe aktivitete tjera”, ka thënë Xhejlani, raporton Telegrafi.

Në këtë Kuvend Zgjedhor, në cilësi të mysafirëve kanë marrë pjesë ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, zëvendës kryesuesi i Kuvendit të Prizrenit, Levent Bush, kryetari i Odës Ekonomike Rajonale në Prizren, Refki Hoxha, sekretari i Odës Ekonomike Turko-Kosovare, Esin Muzebeg dhe të tjerë.

Ambasadori Angılı ka vlerësuar angazhimin e shoqatës “Esnaf” dhe ka shtuar se marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve janë intensifikuar në mënyrë të vazhdueshme.

Bazuar në votat e anëtarësisë, shoqata “Esnaf”, ka shpalosur edhe përbërjen e Bordit të ri Drejtues:

Varis Xhejlani – 109

Jahja Brika – 96

Mahir Çolpan – 95

Sali Salah – 93

Blerim Oseku – 92

Albin Kabashi – 90

Drilon Nallbani – 90

Xhevdet Kabashi – 83

Nehat Cikoli – 81

Ömer Macun – 81

Enis Kazaz – 78

İslam Kaymakçi – 76

Enis Gashi – 73

Daver Krasniç – 67

Ersun Şilik – 63

Bedridin Rototo – 59

Levent Zubani – 59

Bordi Drejtues i zgjeruar

Ajdoan Sutallari – 49

Sertaç Şalçin – 45

Yalçın Mazrek – 44

Nadir Shantiri – 42

Në mbledhjen e parë, pritet që Bordi Drejtues ta zgjedh kryetarin e shoqatës.

Kryetari aktual Varis Xhejlani ka shprehur gatishmërinë që të vazhdojë këtë rol edhe gjatë këtij mandati.

“Nëse nuk do të ketë ndonjë kandidat tjetër atëherë edhe një mandat do të jem kryetar i shoqatës”, është shprehur Xhejlani, raporton Telegrafi.

Qëllimi i shoqatës “Esnaf” është që të mbështes bizneset dhe zejtarët për zhvillimin e mëtejmë të tyre, si dhe të mundësoj pjesëmarrjen efektive të tyre në mekanizmat e vendimmarrjes. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Tha se fitoi një analfabet që çoi në rrënim një vajzë, Egli i përgjigjet Laertit: Nuk jam e shkatërruar, jam e lumtur

Tha se fitoi një analfabet që çoi në rrënim një vajzë, Egli i përgjigjet Laertit: Nuk jam e shkatërruar, jam e lumtur

Magazina
Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Lajme
Trump, Biden dhe Zelensky kanë shkelur rregullat gjatë varrimit të Papa Françeskut

Trump, Biden dhe Zelensky kanë shkelur rregullat gjatë varrimit të Papa Françeskut

Evropa
Rozana kritikon Gertën për mbështetje ndaj Gjestit, banorja: Kuptova që isha me të kur hëngri shpullën e ju të dy ndenjtët si statuja

Rozana kritikon Gertën për mbështetje ndaj Gjestit, banorja: Kuptova që isha me të kur hëngri shpullën e ju të dy ndenjtët si statuja

Magazina
Egli flet për herë të parë për raportin me Gjestin në Post Big Brother VIP Albania

Egli flet për herë të parë për raportin me Gjestin në Post Big Brother VIP Albania

Magazina
Mbani larg buburrecat duke vendosur këtë produkt shtëpiak nëpër qoshe

Mbani larg buburrecat duke vendosur këtë produkt shtëpiak nëpër qoshe

A e dini se...
Kalo në kategori