Mbahet Kuvendi i Rregullt i Punës, i jepet mbështetje punës dhe vizionit të FFK-së
Sot (e mërkurë), në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës në Prishtinë, u mbajt Kuvendi i Rregullt i Punës, ku pjesëmarrës ishin 49 delegatë, derisa me pjesëmarrje kuvendin e nderuan edhe Marco Ferri, përfaqësues i FIFA-s, Denis Bastari, përfaqësues i UEFA-s, Lutfi Nuriu e Ilir Shulku, përfaqësues të FSHF-së dhe Musa Selimi, përfaqësues i KOK-ut.
Kuvendi u drejtua nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi, i cili në fjalën e tij përshëndetëse theksoi progresin e arritur nga federata në zhvillimin e futbollit kosovar, si dhe sfidat që e presin për të ardhmen.
“Ju falënderoj për ngritjen e futbollit, ju jeni baza e futbollit dhe pjesa qendrore e FFK-së. Ne do të vazhdojmë të jemi përkrah jush në të gjitha mënyrat, e veçmas me përkrahjen për infrastrukturë. Do të vazhdojmë me projektin tonë ambicioz që çdo 45 ditë të inaugurojmë një fushë të re, derisa shpresoj se falë mbështetjes nga UEFA shumë shpejt do ta kemi mundësinë që ndeshjet e Superligës të luhen në mbrëmje nën dritën e reflektorëve”, u shpreh Ademi.
Ai shprehu mirënjohjen e tij ndaj klubeve dhe të gjithë akterëve të futbollit për bashkëpunimin dhe rritjen e cilësisë së futbollit në vendin tonë dhe i falënderoi për vendosjen e një standardi të lartë dhe model për kuvende të tilla konstruktive.
Përfaqësuesi i FIFA-s, Marko Ferri, tha se kjo është vizita e tij e parë në Kosovë dhe shprehu mirënjohjen për mikpritjen.
“Jam shumë i nderuar që jam si përfaqësues i FIFA-s këtu për të festuar arritjet e futbollit të Kosovës. Ju përcjell përshëndetjet e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino dhe sekretarit të përgjithshëm, Mattias Grafström. Marrëdhënia mes FIFA-s dhe FFK-së është ndërtuar mbi besim dhe FIFA është e përkushtuar si kurrë më parë për ta mbështetur Federatën e Futbollit të Kosovës”, u shpreh Ferri.
Ai theksoi se FIFA ka investuar 13 milionë dollarë në Kosovë që nga anëtarësimi i FFK-së, përfshirë 1.5 milionë dollarë për implementimin e sistemit VAR dhe 800 mijë dollarë për ndërtimin e stadiumit në Hajvali.
Përfaqësuesi i UEFA-s, Denis Bastari, përcolli përshëndetjet e presidentit Aleksander Çeferin dhe vlerësoi punën e FFK-së në vitin 2024.
“Dëshiroj të uroj të gjitha klubet kosovare për një sezon të suksesshëm dhe kualifikim në kupat evropiane. Por po ashtu klubet që nuk do të marrin pjesë në garat evropiane do të kenë mundësi të përfitojnë shuma të rëndësishme nga skena e solidaritetit në vitet në vazhdim. Dua të përgëzoj punën e palodhur të FFK-së dhe administratës së saj gjatë vitit të fundit. UEFA është shumë e kënaqur me partneritetin me FFK-në, qoftë në aspektin organizativ, por veçanërisht në bashkëpunimin e zhvillimit të projekteve infrastrukturore. Me këtë rast ju konfirmoj edhe një herë se mbështetja e UEFA-s nuk do të mungojë asnjëherë”, theksoi Bastari.
Sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, tha se progresi i futbollit në Kosovë është i dukshëm dhe rezultat i investimeve të vazhdueshme.
“Investimet në infrastrukturë kanë transformuar cilësinë e futbollit në Kosovë, ndërsa niveli i kampionateve vendase është rritur ndjeshëm. Një arritje e madhe ka qenë futja e Kosovës në mesin e 100 kombëtareve më të mira në renditjen e FIFA-s, që është rezultat i punës së palodhur të FFK-së dhe presidentit Ademi. Shqipëria dhe Kosova ndajnë të njëjtin pasion për zhvillimin e futbollit dhe do të vazhdojmë bashkëpunimin për projekte të reja”, tha Shulku, duke i uruar Kosovës suksese në kualifikueset e Kupës së Botës dhe për ndeshjen play-off në Ligën e Kombeve ndaj Islandës.
Ndërkaq, përfaqësuesi i KOK-ut, Musa Selimi i përshëndeti të pranishmit në emër të presidentit të KOK-ut, Ismet Krasniqi. Ai theksoi se ish-futbollist dhe trajner është shumë i lidhur me futbollin.
“Absolutisht jemi të lidhur me futbollin dhe si Komitet Olimpik. Kosova e ka fituar të drejtën e Lojërave Mesdhetare 2030, andaj uroj shumë që bashkëpunimi të jetë i frytshëm dhe i sinqertë dhe të marrim përvojat e ndërsjella”, theksoi Selimi.
Gjatë punimeve të kuvendit, delegatët shqyrtuan dhe miratuan raportin e punës dhe raportin financiar për vitin e kaluar, si dhe miratuan buxhetin për vitin 2025 që do të jetë mbi 21 milionë euro. Gjithashtu u votuan edhe disa ndryshime statutare të bazuara në Ligjin e ri për sport. Të gjitha pikat e rendit të ditës u aprovuan unanimisht.
Kësisoj, delegatët rikonfirmuan mbështetjen e tyre për punën dhe vizionin e kryetarit Agim Ademi dhe Komitetit Ekzekutiv, duke vlerësuar angazhimin dhe sukseset e arritura deri më tani.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëHarry Kane mund të largohet nga Bayerni për “pak para”: Rivalët nuk e dinin klauzolën, por ai do të ketë një shans të ri
Mbretër edhe për penallti të akorduara dhe shënuara që nga futja e VAR-it, asnjë penallti kundër Real Madridit nuk është akorduar këtë sezon
“Çdo klub ka diçka”, Flick i përgjigjet letrës së Real Madridit kundër gjyqtarëve në La Liga
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Juventusi fitoi mbi 100 milionë nga shitja e lojtarëve të akademisë
Man City shpenzoi më shumë në janar se të gjitha klubet e Bundesligës, Ligue 1 dhe La Ligas
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?