LAJMI I FUNDIT:

Mbahet konferencë me titullin ,,Drejtësia dhe sfidat e proceseve euroatlantike” në UT

Mbahet konferencë me titullin ,,Drejtësia dhe sfidat e proceseve euroatlantike” në UT

Universiteti i Tetovës ka organizuar konferencë me titullin ,,Drejtësia dhe sfidat e proceseve euroatlantike” ku kanë marrë pjesë profesorë, studentë dhe institucione, shkruan Telegrafi Maqedoni.

,,Që në fillim, dua të falënderoj organizatorin e Konferencës së tretë shkencore ndërkombëtare, me temë: ,,Drejtësia dhe sfidat e proceseve euro-atlantike”, Fakultetin Juridik të Universitetit tonë, dhe në veçanti referuesit dhe diskutuesit në këtë konferencë, të cilët jam i bindur se do të japin pasqyrë më të qartë në lidhje me temën e sotme, për funksionimin e drejtësisë dhe proceset që lidhen me integrimet. Me organizimin e kësaj konference, ne dëshmojmë se jemi në shërbim të dijes dhe shkencës, e cila është premisa kryesore për progresin dhe mirëqenien e gjithmbarshme ekonomike-shoqërore dhe politike, dhe me këtë, njëherë e përgjithmonë mëtojmë të vëmë vulën e lirisë akademike dhe autonomisë universitare”, tha Reshat Qahili./Telegrafi/