LAJMI I FUNDIT:

Mbahet konferenca rajonale “CORE DAYS 2022”

Mbahet konferenca rajonale “CORE DAYS 2022”

Me mbledhjen e aktorëve lokalë të zhvillimit ekonomik në rajon, si kryetarë të komunave, biznese, shoqata, përfaqësues të Këshillit Evropian, institucioneve dhe donatorëve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

CORE Days promovoi një kulturë të dialogut në rajon, duke nxitur shkëmbimin e inteligjencës, për zgjidhje praktike për mjedis më të mirë biznesi, transformim digjital dhe ekonomi të gjelbër.


Por për të kuptuar më shumë detaje rreth qëllimit të konferencës, biseduam me drejtoreshën ekzekutive të organizatës NALED, Violeta Jovanoviq.

Pjesë e konferencës CORE Days ishte edhe Instituti Riinvest nga Kosova. Ku drejtori ekzekutiv, Alban Hashani, tregoi rreth bashkëpunimit të qeverive lokale në vend, bazuar në hulumtimet e Instituti Riinvest, i cili deri më tani ka implementuar disa projekte që ndërlidhen me qeverisjet e nivelit lokal në Kosovë.

Për më shumë ju ftojmë ta ndiqni storien në vazhdim. /Telegrafi/