LAJMI I FUNDIT:

Mbahet gjyqi i dytë ndaj punonjëses iraniano-britanike, Nazanin Zaghari-Ratcliffe

Mbahet gjyqi i dytë ndaj punonjëses iraniano-britanike, Nazanin Zaghari-Ratcliffe

Punonjësja humanitare britaniko-iraniane, Nazanin Zaghari-Ratcliffe ka thënë se gjyqi i dytë ndaj saj, nën akuzat për “propagandë ndaj sistemit”, është mbajtur në Teheran më 14 mars.

Avokati Hojjat Kermani i tha një ueb-faqeje iraniane se gjyqi u mbajt “në një atmosferë të qetë, në prezencën e klientes time”.


“Është bërë mbrojtja ligjore. Kam shumë shpresë se ajo do të lirohet nga akuzat”, tha ai.

Zaghari-Ratcliffe, një menaxhere projektesh në Thomas Reuters Foundation, ishte arrestuar në Teheran në prill të vitit 2016. Më pas ajo u dënua me pesë vjet burgim nën akuzat se ka bërë komplot për rrëzimin e Qeverisë iraniane.

Nazanin Zaghari-Ratcliffe ishte burgosur për spiunim në Iran, lirohet nga burgu pas pesë vjetësh
Lexo po ashtu Nazanin Zaghari-Ratcliffe ishte burgosur për spiunim në Iran, lirohet nga burgu pas pesë vjetësh

Ajo ka vuajtur shumicën e dënimit në burgun Evin të Teheranit, por në mars të vitit 2020, u dërgua në arrest shtëpiak për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Më 7 mars, Zaghari-Ratcliffe, 42 vjeçe, u lirua nga arresti shtëpiak pasi përfundoi dënimin, por u thirr menjëherë në gjykatë për t’u përballur me akuza të reja.

Asaj i është ndaluar largimi nga Irani.

Zaghari-Ratcliffe ka mohuar të gjitha akuzat që rëndojnë ndaj saj.

Irani ka arrestuar dhjetëra të huaj dhe persona që kanë dyshtetësi në vitet e fundit, nën akuza për spiunazh.

Kritikët thonë se Irani përdor ndalimet arbitrare si një formë të diplomacisë për përfituar koncesione nga qeveritë perëndimore, pretendime këto që mohohen nga Teherani zyrtar.

Më 10 mars, një zëdhënës i kryeministrit britanik, Boris Johnson tha se ndalimi i mëhetjmë i Zaghari-Ratcliffe është “i papranueshëm” dhe kërkoi lirimin e saj të menjëhershëm. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Hamasi publikon video të dy pengjeve të rrëmbyer më 7 tetor

Hamasi publikon video të dy pengjeve të rrëmbyer më 7 tetor

Azia
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Evropa
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori