LAJMI I FUNDIT:

​Mbahen homazhe në nderim të Qerim Kelmendit

​Mbahen homazhe në nderim të Qerim Kelmendit

Në qendër të qytetit të Pejës po bëhen homazhe për Qerim Kelmendin, ish-luftëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili u vra mëngjesin e së enjtes.

Nën organizimin e OVL-UÇK në Dukagjin, qytetarë e ish-bashkëluftëtarë të Kelmendit, deputetë e kryetar komunash po përkulen pranë trupit të pajetë të tij.

Qerim Kelmendi i cili ishte prej pjesëtarëve të parë të UÇK-së, u vra në orët e para të së enjtes pranë fshatit të tij Llabjan, ku trupi dhe vetura e tij u gjetën të djegura.


Qerim Kelmendi do të varroset sot në fshatin Gllogjan./kp/